Poezi nga Lida Lazaj

Poezi nga Lida Lazaj

 

Pranverë e admirueshme

Nuk e kujtoj dot atë pranverë të largët,
madje një mendje më thotë se ishte dje,
kur vura se,
pemët gjethëronin ndryshe,
secili gjeth i njomë ishte një notë muzike
e të gjitha bashkë kompozonin një këngë të re
një melodi të gjelbër
që se kishte kënduar
pranvera e shkuar,
teksa njerëzit me saktësi të admirueshme,
që prej kohërash, që nuk mbahen mend
rrëfejnë ekzaktësisht të njëjtën përrallë,
pa i shtuar asnjë ngjyrë,
as një tingull,
as një habi,
as një ide,
as një pikë,
as një presje.

 

S’DUA TË FLE

Kërkoj metaforën
që shpëton botën nga mërzia,
më mbijnë kurmit lule erëmira,
belbëzime foshnjash
gjuhëza flakësh,
dhe s’di c’të bëj me to.

Kur botën e mbulon gjumi
dhe mua më hedh një spërkë
si borë prilli,
si fëmijët,
që bëjnë babagjysha prej bore,
krijoj krijesa
të denja për përqafimim tim.

Kërkoj metaforën,
që shpëton botën nga mërzia.

Luaji dhe ti gishtërinjtë e tu!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s