Poezi nga Behare Daja Kasa

Poezi nga Behare Daja Kasa

 

Thërritmë me zërin e shpirtit

Atëherë kur vetmin’ të ndjesh në shpirt,
E të kuptosh se shpirti të buçet,
Thërritmë,e pranë do të vij,
Me fjalë zemre,buzëqeshjen të ta kthej.

Atëherë kur rruga të tejzgjatet,
E të duket e gjatë pambarim,
Thërritmë, si udhëtare do të vij,
Me fjalë zemre, ta thyej monotoninë.

Atëherë kur malit dot s’i ngjitesh,
E majat nuk arrin dot,
Thërritmë me zërin e shpirtit,
Agim do të behem,pengesat të të shemb.

Dhe kur një ditë do të ndjesh,
Se vetmuar në një cep kam mbetur,
Mos prit me emër të të thërras,
Po zgjatma dorën dhe Eja!

 

Kjo më bën të lumtur

Herë- herë lumturohem
për gjëra kaq të vogla,
si për shembull:një lule vocërrake
e sjellë me buzëqeshje
me duart pas shpinës,
një çokollatë e sjellë me dashuri
befasisht duke më përqafuar,
një fjalëz e thënë me gjuhën e shpirtit
ashtu ngrohtësisht mes mërmërimës.

Kjo gjë më lumturon
dhe më bën që shpesh
të buzëqesh mes lotësh,
të qetësohem mes shqetësimit,
e të kthehem në behar mes dimrit.

Kjo më lumturon
dhe më bën të besoj
se jam e fortë
e të them,
se paçka idhnimit,
Jeta ia vlen!

 

Ne

ti je lindja ime,
e unë perëndimi yt.

…diellzojmë në brigjet e njëri-tjetrit…

 

Pakt

Sa her’ marr lapsin e për ty shkruaj,
Fjalët më vërshojnë për çudi,
Mos vallë lapsi pakt me ty bëri,
Që vargjet të më pikojnë si shi?

Sa her’ marr lapsin e për ty shkruaj,
Retë më ulen përmbi qerpik,
Largohet shiu nga vështrimi,
E buzëqeshja mbi buz’ më ndrit.

Sa her’ marr lapsin e për ty shkruaj,
Të gjitha stinët bëhen pranverë,
Dhe dimri si më i egri i stinëve,
Vishet me të gjelbra çdo herë.

Sa her’ marr lapsin e për ty shkruaj,
Fjalët qëndisen si lule dielli,
Mos vallë lapsi pakt me ty bëri
E të gjitha yjet m’i zbret nga qielli?

…është pakt qëndisur ngjyrash ylberi..

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s