DY JETË NË NJË / Tregim nga Manushaqe Toromani

DY JETË NË NJË

 

Tregim nga Manushaqe Toromani

Do ishte shumë herë më mirë të mos e kishte takuar. Kishin kaluar aq shumë vite sa gati ja kishte dalë të harronte gjirhçka. Tani ju desh të kthehej vite mbrapsht në kohë me kujtimet e saj.
Ana tashmë ishte një grua e divorcuar prej tre vjetësh, nga një martesë që thuajse nuk kishte funksionuar kurrë. Nuk kishte mundur të paktën të kishte një fëmijë nga martesa e saj prej njëmbëdhjetë vjetësh,apo ndoshta më mirë kështu. Edhe fëmija të ishte në mes gjërat sërish nuk do ecnin mes tyre,sepse mungonte më kryesorja,dashuria. Dhe kurrë nuk.do donte të kishte një fëmijë ardhur thjesht nga një marëdhënie pa dashuri. Është tepër e vështirë që një raport të funksionojë pa ndjenjën,por kur humbet dhe respekti atëherë nuk mund të vazhdohet më tutje. Dhe ja një ditë të bukur pranvere, kur më shumë se kurrë kishte kuptuar sa vlerë ka jeta, rastësisht takon atë, njeriun e vetëm që kishte dashur në jetën e saj, mashkullin që mendonte si burrin ideal.
Por s’ qe e thënë dhe pse të dy u deshën aq shumë. Njê tjetër femër u fut në mardhënien e tyre. Ishte futur aq shumë shpesh me intriga femërore deri sa arriti ti ndajë e shkatërrojë një lidhje kjo që nga koha e gjimnazit. Ajo pak më vonë u bë gruaja e Arsenit, njeriut të saj të zemrës. Anës ju deshën plot katër vjet të marrë veten nga kjo dhimbje që kishte depërtuar në çdo qelizë të saj. Dy vjet qëndroi e mbyllur në shtëpi në shtrat dhe ushqehej me mërzi vetëm nga lutjet e prindërve . Ata u shqetësuan aq shumë për gjëndjen e bijës së tyre të vetme sa patën frikë se po e humbnin përgjithmonë. Kishte filluar të kishte deformim të shtyllës kurrizore dhe mjeku që vinte e kontrollonte në shtëpi i kish thënë në prani edhe të prindërve se nëse dhe pak muaj do qëndronte shtrirë, rrezikonte të dëmtonte seiozisht shtyllën kurrizore, deri edhe mund te mos ecte më. Me përgjërimin e nënës filloi të lëvizë deri në oborrin e shtëpisë. Filloj pastaj të dilte dhe jashtë saj e shoqëruar nga vajza e xhaxhait Elona dy vjet më e vogël. Ajo mundohej ti qëndronte pranë dhe i kërkonte shpesh të vinte me të ne kafenetë me shoqet e saj. Shoqet e veta nuk donte ti shihte me sy dhe kur ato kishin dashur ti vinin për vizitë në shtëpi kishte kundërshtuar duke ulëritur. Ne fillim e pati të vështirë dhe me ato të Elones,i dukeshin njësoj por me këmbuljen e me ndonjë sajesë arriti të bëhej me to. Pikërisht njëra nga shoqet e saj ajo më e mira e kishte ndarë nga Arseni duke e përdorur dobësinë e saj të sinqeritetit në tregime deri në detaje të marrdhënies së tyre kundër . Nuk e kishte menduar kurrë se mund të shkonte kaq larg ligësia e një femre. Sa herë kishte dëgjuar histori të tilla nuk kishte dashur ti besojë. Filloi të përlotej sërish pas kaq vitesh ulur në kolltukun e hollit të shtëpisë së saj të bukur,të vetmes që i gëzohej. Fajin e kishte takimi rastësor me Arsenin pas gati njëzetë e dy vjetësh. Ju duk i plakur,shumë i plakur për sytë e saj. Nuk kishte dashur asnjëherë të gërmonte në jetën e tij,ku ishte e si ishte. Kishte arritur të ishte një nga biznesmenët më të suksesshëm të qytetit. Nuk di si nuk gjeti dot forca ta kundërshtonte kur ai e ftoi në ambientet e biznesit të tij, pikërisht në zyrën e tij të madhe qe dukej kishte një komoditet të plotë. I ofrojë kafenë  e bëri nga duart e veta nga ekspresi diku në cep, pastaj bëri dhe të vetën.. Ai dinte gjithçka për të, për problemet e saj në fillimet e ndarjes së tyre deri në rehabilitimin e Anës. Dinte për martesën e deri në ndarjen e saj të viteve të fundit. Nuk kishte gjetur asnjëherë guximin ti dilte para duke e ndjerë veten totalisht fajtor. Vetëm se kishte arritur ta ndiqtë në gjithë jetën . Kur Ana kishte vendosur të blinte shtëpinë para gati pesëmbëdhjetë vitesh kur ende nuk ishte martuar ai kishte paguar një pjesë të mirë të saj duke ja servirur në bashkëpunim me ndërtuesin e pallatit si okazion, se gjoja firma ishte në falimentim e hyrjet duheshin shitur. Arriti vet t’ja nxjerrë këtë nisur nga një foto në tavolinën e tij së bashku me ndërtuesin e pallatit të shtëpisë . Ata ishin bashkëpunëtorë.. Pra,ti e paske sajuar falimentimin e firmës që unë të mund ta blija atë shtëpi. Pse e bëre, pseee, nuk më duhej ndihma jote, kur ti shkatërrove gjithë jetën time. U afrua dhe pa dëshirën e saj, ashtu nën ngashërim e sipër me forcë prej burri por tashmë tepër të lodhur e shtrëngoi. Ana e kundërshtoi sa mundi, por pastaj e lodhur ju var në sup. Qetësohu të lutem. Dhe unë nuk e kam patur të lehtë ndarjen tonë. Vuajta dymbëdhjetë vjet nga një martesë që kurrë se desha derisa gjeta forcë dhe u çlirova prej saj. Ana hapi sytë dhe ai ishte i divorcuar nga Viola.. O Zot..
Ndjehej mirë që Zoti i kishte ndëshkuar të dy me ndarje , por i vinte dhe keq. Ai pothuajse ishte tretur, dukej gati dhjetë vjet më i madh. Të vetmet që i kishin mbetur, ishin paratë dhe biznesi. Viola bashkë me dy fëmijët ishin larguar përfundimisht për në Amerikë. Por tashmë asaj nuk i interesonte asgjë . Nuk i duhej më ai njeri në jetë. Ajo tashmë ndjehej e fortë-përjashto këtë moment dobësie të takimit me të e rikthimit të kujtimeve vite mbrapa. Vërtet dhe ajo si ai jetonte vetem,por ja kishte dalë ta jetonte jetën rrethuar nga njerëz që e donin ,kishte dhe shtëpinë e saj të bukur dhe nuk donte t’ja dinte se ai kishte ndihmuar në blerjen e saj. Pastaj ajo kishte kohë që shkruante dhe ishte autore e dy romaneve dhe e një vellimi me tregime. Të gjitha këto në kompesim të gjithë humbjeve në jetë. Nuk i duheshin para si ai për të jetuar, as karrierë. Kishte arritur në përfundimin se jetën nuk mund ta shkatërronte nga burrat që takonte gjatë viteve.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s