Poezi nga Dhimitër Goga (ΔΗΜΗΤΡΙΟΣ ΓΚΟΓΚΑΣ) / Përktheu në shqip : Petro ÇERKEZI

Poezi nga Dhimitër Goga (ΔΗΜΗΤΡΙΟΣ ΓΚΟΓΚΑΣ)

 

BUKA E NËNËS SIME

Kujton ende nënën
duke thyer një bukë gruri mbi kokën e nuses.
“Të hedhë rrënjë” thirri që ta dëgjoijnë të gjithë.
Sidomos ta dëgjojnë armiqtë.
Në festat ndodhte e njëjta gjë.
Bënte kryq mbi meshën e Krishtit,
dhe e shpërndante tek fqinjët.
“Për të shëruar plagët” monologonte.
“Të përmirësojnë motet”
deri në stacionin tjetër të jetës,
në pjekjen e kulaçit të kripur.
Më vonë
me një bukë Kreshme i linte lamtumirën
shtegtimit të jetës së saj për të shijuar byrekun
e Pashkës.
Por nëna u bë erë dhe si erë fluturoi.
Lëshon herë pas here flokët dhe i kreh në mënyrën e saj.
Menjëherë i hapen sytë,
Dhe e ftojnë kambanat.
Më lutet t’i siguroj pak miell, ujë, maja
dhe ajazmë për të mbrujtur,
për të vendosur një pjatë në jetën e të birit.
Për të prekur zjarrin e tij.
Të kundërmojë rruga bukë të pjekur
të thërmohet avulli i tulit të saj.
Të shkojë kështu duke menduar, e dëshiron
i brumuar në fushë gruri,
me bukën nën sqtull,
herë të prerë më dysh, herë të ndarë
me tërë botën.
Për të “rregulluar motet” u dëgjua sërish zëri
nga humnera.

 

ΤΟ ΨΩΜΙ ΤΗΣ ΜΑΝΑΣ ΜΟΥ

Θυμάται ακόμα τη μάνα
να σπάει ένα σταρένιο ψωμί στο κεφάλι της νύφης.
«Να στεριώσετε» φώναξε να τ΄ ακούσουν όλοι.
Προ πάντων να τ΄ ακούσουν οι εχθροί της.
Στις γιορτές το ίδιο.
Σταύρωνε τα χριστόψωμο, μοίραζε στους γειτόνους.
«Να μπολιάσουν τα τραύματα» μονολογούσε.
«Να σιάξουν οι χρόνοι»
μέχρι την επόμενη στάση της ζωής,
στο ψήσιμο της αλμυροκουλούρας.
Ύστερα
με μια λαγάνα αποχαιρετούσε
το μπάρκα της ζωής της για να γευτεί τη λαμπρόπιτα.
Μα η μάνα έγινε άνεμος και σαν άνεμος πάει.
Παίρνει πότε πότε τα μαλλιά
και τα χτενίζει με τον τρόπο της.
Ευθύς ανοίγουν τα μάτια του,
καμπάνες τον καλούν.
Ψάχνει να βρω, λίγο αλεύρι, νερό, μαγιά,
κι αγίασμα να ζυμώσει,
να θέσει σε μια πινακωτή τη ζωή του.
Ν΄ αγγίξει τη φωτιά του.
Να μυρίσει ο δρόμος του ψημένη κόρα
να θρυμματιστεί ο αχνός της ψίχας του.
Έτσι να πορεύεται, το σκέφτεται, το θέλει
ζυμωτός σε σταρένιο κάμπο,
με το ψωμί παραμάσχαλα,
πότε κομμένο στα δύο, πότε μοιρασμένο
και πότε στον κόσμο ολάκερο.
Για «να σιάξουν οι χρόνοι» ακούστηκε ξανά η φωνή
από την άβυσσο.

 

HESHTJE E JASHTËZAKONSHME

Këto kodra kanë një heshtje të jashtëzakonshme.
Vende të pafundme të muajit shtator.
Diej që na tërheqin plot modesti zemrat.
Kanë një heshtje të pafundme këto kodra
Dhe le të mbjellin erërat shushurimat në horizont.
Le të tundin flatrat fluturakë të vegjël
dhe ndihet e mundur vdekja më e pabesë.
Mes mjegullash të padukshme që dynden tmerrësisht
Në kamomilët dhe lulekuqet që gjallërojnë shtëpitë atërore.
Është një heshtje e jashtëzakonëshme:
Rrugica ku hodhe hapat e para,
dega që theve,
zogu që vrave për here të parë,
dhe u ngjite kodrinave të heshtura.
Nga kodrat hodhe vështrimin në rrafshirat premtuese.
Të dërgonin dhurata: gënjeshtrën, urrejtjen, hakmarrjen.
në heshtjen që zgjat sa çasti i një gërhime
dëshiron t’ua kthesh përsëri
janë dhurata ankesash që nuk ndahen kursesi.
Dhe jeta është një bamirësi së pari për ty
dhe mandej besove si duke qeshur, besove –
se do të prishej heshtja e jashtëzakonshme
në çastin kur thyheshin shpatet e shkretuara kodrinore
por mbete përgjithësisht, rob i mallkimint të saj.

 

ΑΠΕΡΑΝΤΗ ΣΙΩΠΗ

Είναι μια απέραντη σιωπή αυτοί οι λόφοι.
Τεράστιες χώρες στο μήνα Σεπτέμβρη.
Ήλιοι που γνέφουνε σεμνά μέσα στις καρδιές μας.
Είναι μια απέραντη σιωπή αυτή οι λόφοι
Κι ας σπέρνουν στους ορίζοντες οι άνεμοι το θρόισμά τους.
Ας τινάζουν τα φτερά τους μικρά πετούμενα
και νικιέται ο βαθύτερος θάνατος.
Μέσα στις φοβερές αντάρες, στις αόρατες ομίχλες
Στα χαμομήλια και τις παπαρούνες που ζυγώνουνε τα πατρικά μας.
Είναι μια απέραντη σιωπή:
το σοκάκι που πρώτο περπάτησες,
το κλαδί που έσπασες,
το πρώτο πουλί που σκότωσες,
κι ανέβηκες τους σιωπηλούς λόφους.
Πάνω στις ράχες αγνάντεψες τον υποσχόμενο κάμπο.
Δώρα σου στείλανε: την ψευτιά, το μίσος, την εκδίκηση.
Θες, μες στη σιωπή που διαρκεί ο χρόνος ενός ρόγχου
να τους τα επιστρέψεις
μα δώρα μουρμουράς και δεν μοιράζονται.
Κι είναι η ζωή ένα έλεος πρώτα σε σένα
κι ύστερα σαν να γελούσες, πίστεψες -σαν να γελούσες-
πως θα έσπαγε η απέραντη σιωπή
την ώρα που ράγισαν οι πλαγιές των ρημαγμένων λόφων
μα ολότελα, αφέθηκες στην κατάρα της.

 

NUK ERDHE

Nuk erdhe kur të kërkoja.
Një shi i lehtë shoi atë ç’ka mbeti nga pasioni.
Nuk erdhe kur të ftoja.
Një pëllumb i bardhë më tha se u përlote vetëm.
Nuk erdhe kur kisha nevojë për ty.
Zemra i mbaroi të rrahurat.
Tani boshllëku bëhet kornizë e zezë.
Nuk erdhe kur u shndrrova në poezi.
Nuk u mplekse mes fjalëve, dhe vargjeve.
Tani more vendin e pikës.
Nuk erdha kur të desha.
Nuk erdhe kur të dashuroja marrëzisht.
Mos prit të të zgjoj duke thënë:
Të dua por ti nuk vjen!

 

ΔΕΝ ΗΡΘΕΣ

Δεν ήρθες όταν σε ζητούσα.
Μια ψιλή βροχή έσβησε ότι περίσσεψε απ΄ το πάθος.
Δεν ήρθες όταν σε καλούσα.
Ένα άσπρο περιστέρι μου ΄ πε πως μονάχη δάκρυσες.
Δεν ήρθες όταν σ΄ είχα ανάγκη.
Η καρδιά μου αποτελείωσε τους κτύπους.
Τώρα το κενό γίνεται μαύρη κορνίζα.
Δεν ήρθες όταν έγινα ποίημα.
Δεν μπλέχτηκες στις λέξεις, στους στίχους.
Πήρες τη θέσης της τελείας.
Δεν ήρθες όταν σ΄ αγάπησα.
Δεν ήρθες όταν σ΄ αγαπούσα .
Μη περίμενες να σε ξυπνήσω λέγοντας:
Σ΄ αγαπώ μα συ δεν έρχεσαι!

 

Përktheu: Petro ÇERKEZI

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s