Poezi nga Nora Halili
MË LER…
Me krahët e tu, më mbështill
të pushoj mbi krahërorin tënd,
të prek, të ndjej, të thërras,
të them çfarë shpirti, ka peshë.
Më ler, gjer në agim të dua…
lakuriqsinë me trup më mbulo,
mbi ne të thyhet rreze e parë,
dihamë e natës, simfoni për shpirtin…
Më ngij shikimin, me syt e tu
nga fryma jote, frymë të marr,
të ndiej si më shterojnë fuqitë,
të vdes, dhe ringjallem…
Në ëndërr më ler…
UNË DHE TI
Kur linda qava, u grinda me ju,
e para e qeshur, ish një grindje.
Në sytë të pashë mashtrimin,
në buzëqeshjen tënde ironi.
Për fyti u zumë pa meshirë,
në beteja të dhimshme,
padrejtësisë ju përgjigja me mosbindje, gjithçka timen të mora me zor.
Ani, se me ktheve shpinën, mohit më re,
më flake në udhëkryqe…
Dita të egzistoj,
të dua, të pres me shpresë ndryshimin.
S’ ka kolorit në ylberin tënd,
pak diell, veç ditë me shi.
S’ ka nota melankonie në shpirt,
veç dhimbje, s’ ka lot në sy.
Në vite erdhëm si rivalë,
të dashuruera të dyja me fatin.
Sot më të vendosura së kurrë,
në sfidë përballë, UNË dhe TI….
Mosbindja tashmë është normë,
Kam një histori………….!!!
ASKUSH…
Askush nuk mund të më marrë buzëqeshjen,
vetë zgjedhur më ka ajo!
As ëndrrat mashtruse, as realiteti i hidhur.
dhe portat e ferrit në u hapshin,
pash më pash flakëve do ju bie.
E qeshur, gjithmonë e qeshur…!