Dhimitris KOSMOPULLOS (GREQI) / Përzgjodhi dhe përktheu: Vangjel Zafirati

Dhimitris KOSMOPULLOS (GREQI)

 

Poet, esseist dhe përkthyes. Kanë qarkulluar nëntë vëllime të tij poetike dhe tre libra me esse e studime për çështje të letërsisë e të kritikës letrare. Poezi të tij janë përkthyer në gjuhët evropiane dhe arabe ku janë përfshirë e në antologji të ndryshme. Poezi të tij janë botuar edhe në gjuhën shqipe.
Drejton revisten letrare Nea Efthini e cila botohet në Athinë. Është anëtar i Shoqatave e Organizatave të ndryshme letrare. Për veprën e tij letrare është vlerësuar me çmime të ndryshme prestigjoze.

HIMN

Gjumi është vdekje e vogël,
Por vdekja, gjumë i ëmbël.

Flë fara, e qetë në tokë,
Deri në Pranverë.

“Mos i vështro pemët e zeza,
Vështro në tokë filizat e blerta”,
tha shpirtëdjegura.

Kundërmon e shkuar e harxhuar
e gjethe të kalbëta.
Kundërmon Ngjallje.

 

GURORE

Pashë Nënën tek lante gurë në lumë,
Nga duart e saj fluturonte një re.
“Ditën dielli hedh borë edhe i ngrin, duan
larë e përkëdhëlur, për të dhënë shpirt”, tha.
“Pastaj do tu jap qumështin tim dhe do ti hedh
në thellësi të lumit, ti shikosh”.

E pamundur që të kopjoj gurët
e ëndrrës së djeshme.

 

SOFIA

Kështu ka ecur, vite e vite,
në zi, me rrënjën e saj të mbyllur.

Bregdeteve pa dete qendronte. Pemë – Hidrie.
Pemë – Ujëvarë. Vendlindje dallgësh.

“Më pëlqen grua e gurtë, në duart e mia do cicërosh”
i tha era.

E përkulur në lumin e gjumit të madh, e shikoj ndonjëherë
si shuan etjen, e bukur, me flokët e saj në ujëra si kal i egër.

 

Përzgjodhi dhe përktheu: Vangjel Zafirati

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s