Kalendari poetiko-muzikor: Sharl Aznavur (1924-2018) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Charles Aznavour

Kalendari poetiko-muzikor: Sharl Aznavur (1924-2018)

U lind më 22 maj 1924 Charles Aznavour, emri artistik i Chahnourh Varinag Aznavourian, kantautor, aktor e diplomat francez me prejardhje armene; këngëtar me famë botërore, u zbulua në vitin 1946 nga Edit Piaf që e mori me vete në një turne në SHBA dhe Kanada. Këndonte në shtatë gjuhë të ndryshme, provoni ta këndoni këtë në shqip:

DJE, KUR ISHA I RI…

Dje, kur isha i ri
Më shijonte jeta ëmbël në gojë, si shi,
jetën merrja si shaka të marrësh, pa fund
Ashtu si në mbrëmje flladi flakën lëkund.
Ëndrrova njëmij’ëndrra, sa plane kam bërë
Ndërtoja, ajme, veç kështjella mbi rërë,
Jetoja veç natën dhe fshihesha ditën
Dhe tani e shoh si vitet më ikën.

Dje, kur un’ isha i ri
Ah, sa këngë dehëse prisnin zërin tim,
Kënaqësi plot dhe teka pa mbarim
Dhimbjes nuk i hidhja kurrë asnjë vështrim.
Si m’iku rinia, dot nuk e kuptova,
Se si qe kjo jetë, kurrë s’u mendova
Dhe kur sjell ndërmend, unë ndonjë bisedë,
veç për mua flitet dhe për askënd tjetër.
Si e trishtë hëna dje
Çdo dit’e çmendur diçka të re sjell
Si me shkop magjik luajta me rininë,
S’vura re si lashë kaq shumë zbrazëtirë
Kryeneç, krenar kur qeshë i dashuruar
Dhe flaka e saj shkoi duke u shuar.
Gjithë miqtë që pata, s’i shoh më kurrkund
Dhe ja, i vetëm mbeta ta çoj gjer në fund.
Kam kaq shumë këngë, që dot s’do t’i këndoj
Shije të hidhur lotësh ndjej tani në gojë.
Erdh koh’e caktuar, që unë të paguaj
Kur dje, isha i ri……

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s