Poezi nga Hyrije Jusufi

Poezi nga Hyrije Jusufi
 
 
BRENDA JETËS
 
Breenda vdekjes kërce si një flutur në vallen e jetës
Jeto breenda në thellësinë e saj përtej skutave të errëta
Hidhe vallën mes vdekjes a jetës në honët e pafundësisë
Brenda vdekjes në jetë zbulova unin e qënies sime sot
 
Fluturo për tokë fushave të blerta aty ku frymarrjen ta mbytën
Fshehu në farën e zezë të lulediellit kur yjet tretën errësirës
Ngjitu majes së lartësisë për të çierrur retë që ngulfasin dritën
 
Si do ta kapje Mont Everesin në buzë djegur si lulkuqe vjeshte
Pa frikën se do të rrëshqitësh nëpër gurishtat mbyrur zjarrit
 
Vazhdo të lexosh faqen e fundit të librit me sy mbyllur natën
Këndo këngën më të bukur në universin tënd si zog shtegëtar , pa zë
në heshtjen e shpirtit të sfilitur mos lë të ndalet zemra
 
Filozofinë e jetës mvishe ngjyrash me urtësinë e jetës shpresë
Le të shijoj frutet e kopshtit të parajsës e vdekjen ta mposhti vet
 
Mos vdis edhe kur veç ke vdekur e përsëri rilind në dheun tënd
Jeta ka m’shehur dhuratën e qiellit në galaksi të pafundme rrathë
 
Merr frymë se ajri i yti është patjeter në hapësirat që kryqëzohen
 
 
 
NJË BUQETË LULE
(Me rastin e ditës së nënës)
 
Për fajin tënd dje nuk morra as lule
As puthje e përaqfime shpirtërore
 
Mos të qoftë hallall kurrë
Ti që kohës sonë më ndaloje
Përpushjet e dëshirës
Ma thaje mundin për të qenë e barabartë me veten
Shoqe
Më le pa ëndërra
Buzëqeshjen ma burgose herët
Pa dashuri më përplase binarëve….
 
Ma thave krahun
E dora lëngon peng përkëdheljen
Djepi do të muriset kohës varrit
M‘i fale ninullave harrimin
Sot i përsëris në heshtje
I mbaj thellë në dry shpirti
 
Ty të pëlqente të lumturije të tjerë
Sigurisht ndije dhembje për njerëz gjaku
Kohës së pakry të Kosovës sonë
E sheh më thoshe :
Kohë lufte – ata që i kanë dot nuk po mund t‘i mbajnë
Uri
A nuk është e njëjtë si të mos i keshë
ledhatoje fytyrës e përpije lotin e syrit tim
me buzë shkrumë
 
Atëherë nuk i kuptoja të gjitha
Se dashuria flakë më digjte shpirtin
Ty kjo të mjaftonte …
Nuk e njihja tradhëtinë syrit
Lulet e zambakët e natës pa dashmitarë
Shpërndanin aromë plot shije jete
E ti veç më shumë më doje …
Kur u falja dashuri për hatrin tënd
Atyre që të rrethonin…
Po ku janë sot
Ku mbetën dje…
 
Të dua kështu si je ,
,,….. nuk nënshkrova kurrëfarë marrëveshje ,
për të shtuar kombin
Për një djalë pushke
Falë atëdheut …, ,,
O Zoti im
 
,, E dashur Ty nuk do të hakmirret Dielli as sot , as nesër
,…mua deri tani më janë ndrydhur buzëqeshjet …,,!
 
Kur dëshira u kthye në rrugë pa kry
Toka peshë të çonte
Sa këtu e frymë nuk merrje dot
Shteti helvetik të mbështete
Më shumë atdheut se qante për Ty
Motrat mbanin duarsh shamitë
me kujtime e aromë premtimesh grushtash…
Numëronin ditët në kalendarin e shpirtit
Për jetën
,, Faleminderit vëllaiii…,,
,,Kam një mik në shenjën e bricjapit…,,!
Kumtonte motra ..
Më përnënçmoi një ditë , tërbuar ishte…
Babai i shkretë ndau realitetin që e besoi..
Shtrerp femër më etiketoi , sa që çdo vargu dua t‘ i falë , këtë emër
grua e kotë – unë me terrin e mëngjesit punëve që mi falte ky shtet demokratik, ikja
Femër që nuk pjell – po si kur kuptova që t‘i kishe fëmijë edhe për mua ,
me të e me të tjerë …!
E ku tadi se çfarë do të dëgjoja nga goja saj mes telash …
Vala e detit ,, Shkëmbit të Kavasë ,,..,
më falte melodinë e notave jetë
Isha e rrethuar me njerëz gjaku atë ditë …, për bukuri
e më falnin dashuri , e më freskonin
shpirtin që ma kalle ti flakë ,
diellit të fortë ja kalove….!
 
Po si të i harroj të gjitha këto kujtime trishtësie
Unë ,, debilja ,,
Vëllai e miku i ëndërrave të motrës
Tashmë digjej në zjarrin e saj ,,40,,..!
 
Mos të qoftë hallall kurrë që më le pa lule..!
Por
mbretërisë sime i përulem..!
Të faleminderit o Zoti im …!
 
Lutem të kem falë buzëqeshjen …!
 
 
 
MES LIBRI FLETË E BARDHË
 
Shpesh pa dashje hy në shpirtin tënd
E veshur në fustan të bukur
E qeshur
E urtë
Kohën time e shoh aty
E ndiej
E prek
E puthë …!
 
Marrë librin ,, Hijet e shiut ,, në dorë
Të ndjek ajo thepash shkëmbinjë
Lexoj poezitë një nga një
E mëkatë është të puthësh erën tënde barsilegu…
Aty pyes çdo rresht për ty
Në mbrendësi më del një fletë e bardhë
Një pikëpyetje e vallë
Edhe një e prapë një , e vë !
 
Vetmia ma shkrin ashtin – thënë
Kohën që ma mbyte
Mi thave pranverat
Pëlhurës qëndisur lulet me aromë jasemini…
E ruaj
Një ditë fshij lotin faqes që rrokulliset
Ëndërrat mbuluar pluhur ringjallen në çast
E fustane harresash mbi shpirt..
Në re mund të jem e gjallë , jetoj
Nga ty të fali shi
E hapi e puthja jote
Hijeve …!
E nesërmja ngjyrat e zbehta i përbinë!
 
Prapë marr librin ,, Kthinave të jetës,,
Çdo poezi ka lotin shpirtit
Rrugëve nuk jam vetvetja
Zvarrë më tërheqin kujtimet
Fjalët në ar kam mbështjellur
E vraj dhembjen çdo ditë nga pak
Ne hijen tënde kotet vetmia ime…
Dyjat lidhen në bast
Lojën e fiton tradhëtia..!
Kërkoj , fluturat e lehta shpirtit i bëzëj
Cicërimë zogjësh këngën e verës këndojnë…
mes libri më del një fletë e bardhë
pikëpyetjet rrotullohen mbrapsht…
Më lusin në përgjigje ..,
Në të vetmen fjalë atë ditë…
 
Shkruaj
Mes yjesh jam bërë dritë.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s