Kalendari poetik: Alfonsina Storni (1892-1938) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Alfonsina Storni

Kalendari poetik: Alfonsina Storni (1892-1938)

Sot, më 29 maj është dita e lindjes së poetes, dramaturges dhe gazetares argjentinase Alfonsina Storni. Qysh kur ishte katër vjeç familja e saj u çvendos për arësye ekonomike nga Zvicra (Zvicra italiane, kanton Tiçino) për në Argjentinë. Në vitin 1935 mjekët i diagnostikuan një tumor në gjoks; e operuan dhe i hoqën një gji. E keqja e dëmtoi më rëndë nga ana psikologjike; fundi i saj tragjik erdhi me vetvrasje duke u mbytur në det në moshën 46 vjeçare. Bashkë me poetet e tjera latino-amerikane Juana de Ibarbourou, dhe Gabriela Mistral përbën treshen e poeteve më të mëdha në Amerikën e Jugut. Ja përzgjedhja ime nga shqipërimet që kam prej saj:

PËRKËDHELJA E HUMBUR

Nga gishtat përkëdhelja më shpëton, pa shkak,
më rrëshket, s’di se si, era me vete e merr
dhe përkëdhelja kuturu endet, kot, pa cak,
përkëdheljen e humbur tani kush ma gjen?

E mëshirshme sonte do të isha treguar
do të bëj dashuri me të parin që të has.
Askush s’kalon. Të shkretë shtigjet e lulëzuar.
Përkëdhelja e humbur, këtej sillet përqark.

Ti kalimtar, nëse puthje te sytë ndjen
dhe sonte nga degët një psherëtimë dëgjon,
nëse një dorë e vogël gishtat t’i prek,
të rrok e të lëshon, me vete të merr e shkon,

nëse dorën, buzët që të puthin nuk sheh
dhe ajri thua, këtë vegim po ta krijon
o kalimtar, që hap sytë nëpër qiell,
po mua, bërë një me erën, nuk më dallon?

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s