Poezi nga Fatbardha Sulaj

Poezi nga Fatbardha Sulaj
 
 
Time out
 
Tani e di pse hesht.
Po e di, heshtja është një nga format e të thënit që është “time out”…
Kapitull i mbyllur.
Dhe kur mbyllen kapitujt, faqet mbeten të bardha, s’ ke as mendime as fjalë.
Me gjithë përpjekjet e bëra për të mos “humbur”
fillon dhe ti humb ngadalë…
Mbase gjithë shkëndia e lindur pas lançimit të “the Vogue”, fantazive të krijuara në botën utopike, ku rriteshin çdo ditë ndjesitë deri në shpërthim,
dhe bëheshim gjithnjë një.
Ti nuk beson se pas gjithë kësaj rrjedhe, pas gjithë këtij lumi që vinte prej parajsës mund të mbyteshe, mund të humbje, mund të ndodhte gjithçka.
Sepse e tashmja është më e fortë se e nesëmja që nuk e di si vjen….
Dhe lidhesh me të tashmen aq fort sa ndonjëherë nuk sheh.
Dhe nuk kupton që fundosesh dhe kur kupton s’ të nxjerr askush prej vetëfundosjes…
As njeriu që e di sa vlen ti, as njeriu që e di, sa e do ti.
Thjesht të le, të le të mbytesh, të le të fundosesh…
Dhe ti pret të kaloje “Zoti të Shpëtoje” po nuk sheh Zotin dhe shpërfill, shpërfill deri sa zgjohesh dhe kupton “historitë mbi shfaqjen e Zotit”.
I bekuar është ai që të zgjon prej utopisë, dhe “il beato in tempo” bëhet përsëri njeriu që të futi në labirinthet utopike duke heshtur.
Pra dolëm tek fillimi, heshtja ka kaq shumë shpjegime…
Por merr të mirëqenë atë ndjesi që të jep në imputin e parë…
 
 
 
***
 
.kur dielli është në anën tjetër të rrugës…
mendoj se ke shkuar
në bare politikash…
Ďhe ndez zjarre që kërcasin
pastaj
shoh hirin e bardhë të fjalëve tek bie,
dhe të thinj.
Kur dielli është në anën tjetër të rrugës
mendoj që më ke harruar…
 
 
 
Distance planetare
 
Si mund të jemi kaq të largët
kaq indiferentë, si…?
Një arsye mbi heshtjen
në mijëra zhurmime
kam…
Si mund të jemi kaq të largët
më larg se distancat qytetase
jam…
Në largësi planetesh jemi
në Mars jam unë,
e kuqe, e kaltër…
Ti je në Saturn mbështjellë
me unaza dragonjsh
deri në shpirt….
 
 
 
Fundmbrëmjet
 
mbyten prej heshtjeve
në oaze nate
dhe xixëllonjat harlisen netëve të majit pa shkak.
Në almanakët ditorë
ti përsërit historinë për qenie që duan vite të kuptojnë…
Fundmbrëmjet digjen pa zë në
krematoriumet e dëshirave humane…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s