Poezi nga Eva Gjoni

Poezi nga Eva Gjoni   *** Mam… Malli gërryen me thonjë hapsirë Rrethuar me tinguj të haruar kitareje Një zë, nën zë këndon një këngë të vjetër Pa ngjyra janë fotot e zbardhura E çuditëshme dhe dimërat nuk janë njësoj … Continue reading

Poezi nga Odise Kote

Poezi nga Odise Kote   SHQIPONJA – baladë.   U ngjit aq lart në ajër shkëlqimtar, majës së pambërritshme të malit, atje. Një fjollëz reje, bardhoshe, mitare, ia lidhi si shall folesë së re.   Arrati prej syrit të nxirë … Continue reading

Një aristokrat i poezisë në yjetekën shqiptare: ETËHEM HAXHIADEMI DHE SIZMA NË HIERARKITË LETRARE TË KOMBIT / Nga: Shpend Sollaku Noè

ETËHEM HAXHIADEMI DHE SIZMA NË HIERARKITË LETRARE TË KOMBIT Një aristokrat i poezisë në yjetekën shqiptare Rikthimi i poetit Etëhem Haxhiademi po sjell pa dyshim një prishje të re ekuilibrash në letërsinë shqipe. Ai po i imponohet kritikës letrare dhe … Continue reading

Kur Ingrid Jonker thërriste: They “can’t breathe”! / Nga : Flutura Açka

Kur Ingrid Jonker thërriste: They “can’t breathe”!

Ishte 24 maji i vitit 1994, kur në parlamentin e parë pluralist të Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, në mënyrë krejt të beftë dhe emocionuese, e hapi fjalimin e tij me poezinë “Fëmija” të poeteshës afrikane Ingrid Jonker, e cila kishte luftuar gjithë jetën e vet të shkurtër për të drejtat e bashkëatdhetarëve të saj me ngjyrë, të vrarë, të dhunuar, të persekutuar nga Aparteidi. Në radhët e persekutorëve të bardhë, ishte edhe babai i saj, Abrahami, si funksionar i lartë i asaj kohe. Ai e shkurajoi vajzën e tij plangprishëse, e cila shkroi këtë poezi të pavdekshme. Ishte një ditë tragjike, kur Ingridi pa një fëmijë në krahët e nënës, e cila marshonte në mesin e turmës me fëmijën e vdekur në krahë, i vrarë nga një plumb në kokë në protestë në Nyanga. Një nga poeteshat më te rëndësishme të botës, Ingrid Jonker i dha fund jetës së vet vetëm pak muaj pas të tridhjetave. Pas një zënke të tillë të ashpër me të atin, e dëshpëruar nga mizoritë që shihte përditë, një shpirt mbiemocional i saji nuk mundi ta përballonte dot: Zbriti një natë korriku mes shkëmbijve të gjirit të “Tri spirancave” dhe u fut nëpër ujët e errët e të ftohtë të oqeanit. Kur trupin e saj e gjetën të nesërmen tek pluskonte mbi ujë, ndihmësit i raportuan të atit dhe e pyetën se çfarë të bënin me kufomën e së bijës. Ai iu kthye dhe i tha i shkujdesur: “Lëreni atje ku është!”. Këtë poezi e kam përkthyer herët, dhe duket se nuk do të dalin shpejt nga moda jonë shoqërore lufta ndaj ndarjes në ngjyrë. Poezia e lexuar nga Nelson Mandela, është një nga gjët më frymëzuese të ditëve që po kalojmë. Për ta njohur më thellë poeteshën e famshme, më ka ndihmuar mikja ime Petrovna Metelerkamp, njëherësh edhe biografe e Ingrid Jonker, të cilën kam patur fat ta takoj në janar 2013 në Cape Town. Uroj të ta pëlqeni edhe ju miqtë e mi! Paçi një fundjavë të mbarë!

Fëmija që u vra në Nyanga

Fëmija nuk ka vdekur
Grushtin ngre fëmija pranë s’ëmës
Që Afrika! thërret, dhe klith frymën
E lirisë dhe stepave,
Zonave zemërrethuar.

Grushtin ngre fëmija pranë të atit
Paradës së brezave
Që Afrika! thërrasin, dhe klithin frymën
E mundimit dhe gjakut
Udhëve të krenarisë së lënduar.

Fëmija nuk ka vdekur as në Langa as në Nyanga
As në Orlando apo Shaperville
As qendrës policore në Philippi
Ku shtrirë rri prej plumbit që kokën ia ka grirë.

Hija e errët e ushtarëve është fëmija
E gardës me pushkë, autoblinda e shkopinj
Fëmija është i pranishëm në të gjitha takimet ku bëhen ligje
Fëmija përgjon përmes dritareve zemrat e nënave
Fëmija që donte vetëm të luante në rërë në Nyanga, është kudo
Fëmija që u burrërua tani nëpër gjithë Afrikën shtegton

Fëmija që u bë gjigand tani nëpër gjithë botën
pa PASS kalon.

Nga : Flutura Açka

Poezi nga Sonja Haxhia

Poezi nga Sonja Haxhia     Gjurmë   Unë dua ecjen nëpër rërë, ku hapat lënë gjurmë zgjatjen e hijes deri në det, duke u dorëzuar në transforminin e kthjelltesive të paimagjinuara. dhe ashtu shkujdesur…. zgjedh thellësitë e tua…. duke … Continue reading