Poezi nga Anila Kruti

Poezi nga Anila Kruti
 
 
Gjallë
 
Jam lindur në një ditë korriku
në një vapë të madhe ku zhuriste dielli dhe këndonin gjinkallat.
Në dhomën e maternitetit
ime më vuante dhimbjet e lindjes
me siguri është trishtuar shumë ,
kur i thanë serish
vajzë
dhe pse atë natë unë dola të llamburis me xixëllonjat.
Dita më gjeti mbi trëndafilin e një kishe.
u rrita
dhe pas nënës u lidha shumë.
Herë -herë i lidhja sipas modës çemberin e bardhë.
Mësova të qep fustanet e kukullave,
të mbjell trëndafila.
Rrija me nënën dhe më pas më mësoi të qep dhimbje dhe artin e vetmisë.
Gjthnjë kam qenë e vetmuar.
Me pak fjalë destinën time e shkruan drerët e pyllit
Fiillova të flas me pyllin.
Duart i ngjeva në bar.
Martohem shpesh me pemët.
Tani jam bija e blerimit
Shëroj dhimbjet e mia.
Njeri që dua vetminë.
Herë- herë dua të iki në shpirtin e një pylli, që do të jetë dhe mitra ku më mban jetën gjallë.
 
 
 
T’i puthja pak duart nënës dhe babit
 
Ka kohë që portës sime nuk i bie kush.
Dëgjoj hapa te dera.
me mungon një jetë të tërë , nëna.
Për babanë më këputi malli.
Kushedi ç’ dimër ka kaluar kumbulla ime mbi qerpikë që ende , nuk i hap.
Kushedi ç’ merak ka vënë këtë mars që nuk më pa.
Asnjë pranverë nuk ka qenë kaq e munguar
sa tani udhët i bëj me mendje.
Hipi në kuaj ere…
zbres
në pragun e shtëpisë sime.
Këmbët zbathur në oborrin e gjerë.
mollës i ngjitem majë gishtash.
Tani, kokën e kam në qiell.
E dua këtë tokë që fijet e barit më ngatërrohen nëpër këmbë…
po te dera nuk më pret askush.
Më ka marrë malli për pemët, përroin drurët, gjembat, gurët …
sikur ajrin ta bëj frymë .
sikur t’ i puthja pak duart nënës dhe babit
se udhën për tek ta e kam ngarkuar mbi një diell që pres të lindë…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s