Poezi nga Ermira Saraçi Osmani

Poezi nga Ermira Saraçi Osmani

 

GJUHA E ENGJËJVE

Unë nuk e di gjuhën e ëngjëjve,
se këtu në tokë nuk flitet kjo gjuhë.
Por kur të bjerë shi,
mos u fshihni! Mos lagni vetëm këmbët
Dilni e shplani shpirtrat me pikat e shiut.
Rrebesh u bëftë  e t’ na pagëzojë si ujë i bekuar.
Ylberë dalshin
E t’ na rrethojnë ngyrat e tyre,
se kjo tokë është mbuluar me hi.
e ndoshta pas shiut , me daljen e diellit
fillojmë e mësojmë ,gjuhën e ëngjëjve.

 

KOHË TROPIKALE

Ju përshëndes! Ju, ju politikanë
Unë, bijë e shqipes  me dy krena
Tek shoh vendin tim tek përpëlitet
mes shpresës e vuajtjes
shumë më angështon zemra.

Mjaft! Luajtët me fatin e vëndit
Jeni bërë për popullin,
si substanca toksike,
mendoni vetëm për veten tuaj
ëndërroni të jeni, pushtetarë në karrige.

I bëtë njerëzit, të mendojnë shpresëhumbur
e latë këtë vend, nën ethet e denguitit
Dinjitetin ja morët e vratë këtë komb
Luani me të, e s’  ju vjen keq fare
e latë këtë tokë, si kohë tropikale.

 

BESOMË

Pa dashje, erdha në ëndrrën tënde
thjesht flladi më dha krah, për tek ti
U ula dhe unë në frymën tënde
dhe vallëzonim në ëndërr të dy.

Ah sa bukur, dëgjohej melodia
fytyrëqeshur më shikoje në sy
Kabardinë veshur dashuria,
si gejzer heshtur u ngroha me ty.

Nuk dua të iki nga ëndrra jote,
aty jam si toka nën shi,
heshtja po thyhej, si valët e detit
se flladi po të sillte, zgjimin në sy.

Besomë, mundohem të rri larg teje
por dashuria është më e fortë se unë,
vjen e futet si diell pas një reje
më gjunjëzon, çdo ditë e më shumë.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s