ADEM ZAPLLUZHA PËRBALLË NJË REALITETI TE RI POETIK TË MREKULLUESHËM / Nga: Vasil Tabaku

ADEM ZAPLLUZHA PËRBALLË NJË REALITETI TE RI POETIK TË MREKULLUESHËM
 
Të shkruash duke vënë si një peng të vërtetë shpirtin tënd, dhimbjen tënde, zemrën dhe dashurinë, të sotmen dhe të nesërmen, këtë bënë poeti I mrekullueshëm dhe plot risi poetike ADEM ZAPLLUZHA edhe në librin e tij më të fundit poetik “KËSAJ NUK I THEM DOT LIRI”.Në gjithë universin krijues të këtij autori mjaft prodhues dhe të veçantë plotë risi poetike dhe padyshim mjaft cilësor në krijimtari, të bie në sy lajtmotivi universal i këtij krijuesi, shpirti i lirë, gjëmues dhe shpërthyes, që nuk pranon asnjë lloj kushti aq më pak pranga. Shpirti poetik i Zaplluzhës do të thosha se është një vullkan krijues në erupsion të plot dhe vital aq sa shpesh të lë pa fjalë. E them këtë jo vetëm për vitalitetin krijues të këtij autori brilant, por edhe për vokacionin e gjerë e të veçantë dinamik dhe shpërthyes, sa origjinal aq dhe tradicional, sa meditues aq dhe filozofik. Përsiatjet e poetit zgjojnë mori të tëra mendimesh te lexuesi dhe e robërojnë atë deri në vargun e fundit të poezisë së librit. Ky autor i veçantë në Letrat Shqipe, krijon kështu një botë të vetën poetike, një domen të jashtëzakonshëm plot brilante poetike, më një anatomi magjike të Kosovës dhe të Shqipërisë , ku unë do të doja më fjalën Shqipëri të përfshija Kosovën Maqedoninë shqiptare, Malin e Zi shqiptar dhe gjithë trevat ku jetojnë shqiptarët kudo në diasporë. Kjo gjë i jep ADEM ZAPLLUZHËS “pasaportën” për të hyrë nëpër zemrat e mëdha të të gjithë shqiptarëve kudo qe janë dhe të shndërrohet në BARDIN e madh të tyre më fjalën, mendimin dhe filozofinë e vetë poetike…ZAPLLUZHA është një krijues me dimensione por dhe me vlera që ngërthejnë një artist me një botë të madhe shpirtërore , me një art të konsoliduar, mjeshtëror dhe tepër shprehës…
 
ADEM ZAPLLUZHA, KY BARD I MADH I LIGJËRIMIT POETIK
 
Unë do ta quaja pa asnjë hezitim BARD I MADH ,krijuesin ADEM ZAPLLUZHA, sepse këtë të drejtë unikale ta jep vet poezia e poetit ZAPLLUZHA me forcën e saj, me vlerat e saj, me universialitetin dhe gjithë përfshirjen kombëtare. Poeti e gjen ashtin e ligjërimit të vet pikërisht aty ku ai ka lindur në opusin e madh të melosit të KOSOVËS dhe gjithë SHQIPËRISË duke i dhënë jetë vargut poetik me një forcë të veçantë dhe origjinale sepse poeti di të depërtoj nëpër pejzat e holla delikate të shpirtit të njerëzve dhe tu jap atyre vlerat e një poezie të bukur, magjike dhe depërtuese gjer në zemër…Ai gërsheton në mënyrë perfekt metoniminë dhe vlerat njerëzore, duke i gërshetuar përmes një figuracioni mjaft të gjetur dhe artistik…
 
“Zërat e fjetur të yjeve të përhumbur
Zgjohen nga legjendat
Jashtë hapësirës së mendjes
Si kuajt e paçjerrë vrapojnëmeteorët”
 
Shprehet poeti tek poezia “TI NË DAÇ MË PRIT TE PORTAT E HAPURA” Natyrisht përmes melosit, poeti ZAPLLUZHA, di të ndërthurë me mjaft mjeshtëri, të bukurën dhe befasuesen, magjiken dhe artistiken. Autori është kërkues dhe këmbëngulës, është i detajuar në çdo varg dhe ndërton një poezi e cila reflekton mjeshtëri, art dhe risi poetike. Këto i materializon me shume art në çdo poezi të librit, edhe pse ky libër është libri i 138 i këtij autori, një krijimtari vërtetë e jashtëzakonshme, e admirueshme, e respektueshme dhe vitale nga një krijues mjaft potent, prodhues dhe origjinal dhe që çuditërisht dhe mrekullisht nuk ka asnjë grimë përsëritje të vetvetes, qoftë edhe në një varg të vetëm jo më një poezi apo libër. Të lë pafjalë kjo veçori dalluese dhe e mahnitshme e ADEM ZAPLLUZHËS krijues me merita të rralla dhe të shkëlqyera, të cilat i kanë hapur këtij DEMIURGU të MADH portat e një PANTEONI NDERI në LETRAT SHQIPE. Autori e mere forcën, vitalitetin dhe bekimin pikërisht tek ajo çka thamë më sipër, te melosi i madh i popullit, ku në një mënyrë mjaft fine dhe elegante shpërfaqet ligjërimi i tij i mrekullueshëm dhe befasues, me një figuracion të rrallë mjeshtëror dhe të goditur, gjithmonë në vendin e duhur.
 
“Për befasinë time
Mbrëmë më pushuan dhembjet
Ndoshta ishe ti qëerdhe kaq vonë
Të m’i shërosh plagët që kullojnë”
 
Nënvizon poeti te poezia “Një flutur e kaltër”, A nuk të kujton kjo poezi e bukur eksklamacionin brilant tek eposi për Gjergj Elez Alin me shtatë plagët që ja mëkon zana, kush është kjo femër që vjen dhe i heq dhimbjet protagonistit të poezisë së ZAPLLUZHËS, padyshim që nuk është plagjiaturë, por një pikënisje ku shkrihet melosi i legjendës me amën krijuese të këtij poeti të veçantë. Pra nëse do të bënim një përqasje për origjinalitetin poetik të ZAPLLUZHËS, unë me plotë gojën do të thosha se ky autor është një BARD i MADH që di të ndërtoj VARGJE TË RRALLË, PLOT BUKURI DHE SHPIRT TË MADH DHE SHPËRTHYES. Pa dyshim poeti është i ndërgjegjshëm se ka ndërtuar një godinë poetike të veçantë, të tijën, origjinale, shprehëse dhe mjaft komunikative me lexuesin. Një ligjërim sa modest aq dhe modern, sa domethënës aq dhe shprehës e i fuqishëm. Sepse sikundër thotë poeti ,
 
“Isha Zot i zogjve në fluturim
Isha zëri dhe shpirti i erës “
 
Tepër domethënëse dhe shprehëse, ky është poeti që jeton brenda shpirtit të njeriut të dhimbjes, në universin e fluturimit dhe zërin e erës…Mjaft bukur dhe thjesht, mjaft çiltër dhe bukur, kështu na befason poeti brilant ZAPLLUZHA me vargun e vet të skalitur dhe shndritës, si një DEMIURG, sepse brenda tij është ngjizur edhe dhimbja edhe lumturia, edhe trishtimi edhe shpresa, edhe zëri edhe drita, edhe heshtja edhe shpërthimi dhe stuhia. Gjithçka tek ky autor është poezi gjer në rrënjë, gjer në palcë gjer në dhimbje,poezi që të rrëmben, të pushton dhe të bënë të jetosh përmes ëndrrës dhe shpresës, përmes dritës dhe dashurisë…Mjeshtëria artistike e autorit ka gjetur vërtetë shtigje të reja shprehëse dhe kumtimi, sepse në çdo varg vjen një mesazh, vjen vetë zëri i brendshëm dhe i padukshëm i poetit, vjen çiltërsia dhe sinqeriteti i tij i jashtëzakonshëm…
 
VLERAT ARTISTIKE DHE KUJDESI ESTETIK I ADEM ZAPLLUZHËS
 
Gjithë prozodia poetike e ZAPLLUZHES në librin e tij më të fundit, manifeston një përkushtim të veçantë dhe të rrallë të autorit me paraqitjen estetike dhe vlerat në mënyrë të drejtpërdrejtë. Autori në të vërtetë duhet thënë se është një krijues i lindur autentik dhe me një forcë shprehëse mjaft të rrallë, por në të njëjtën kohë në gjithë opusin e vet të madh krijues me një mori librash, ai ruan vlerat dhe mbi të gjitha bënë një kujdes të habitshëm estetik, me mjaft shije, elegancë dhe finesë në shprehjen e tij poetike që në të shumtën e rasteve është e mrekullueshme dhe bindëse,pse jo dhe e pabesueshme…por që në fakt është e vërtetë, tepër e vërtetë… Unë shpesh gjej në poezitë e ZAPLLUZHËS një magji të veçantë por mjaft fine dhe dinjitoze. Dhe natyrisht e gjithë kjo vjen padyshim nga maturia e këtij krijuesi, ruajtjes së masës dhe njohjes së thellë të misterit të vargut poetik, ndryshe nuk mund të ndodh e gjithë kjo përkujdesje që të sugjestionon dhe të mbush me konsideratë për autorin ZAPLLUZHA. Ai ka krijuar kështu një shkollë të vetën poetike , një mënyrë mjaft origjinale dhe shprehëse, plot vlera të veçanta që e dallojnë poezinë e tij mes qindra krijuesve bashkëkohorë qoftë në Kosovë apo dhe në Shqipëri dhe më gjerë. Autori, ka si orientim psikosocial, urtësinë, filozofinë e thellë shprehëse dhe padyshim një mesazh të shprehur mjaft qartë e në mënyrë tepër domethënëse. Një krijues i këtyre përmasave me të drejtë do ta cilësoja unikal dhe të suksesshëm. Ai ndërthur në mënyrë magjike mendimin, filozofinë dhe të ëndërrtën, atë që shpesh mbetet eterike, e pakapshme por që poeti e shndërron në të kapshme dhe të afërt. Intime dhe njerëzore.
 
“Çfarë të bëj me këtë tatuazh të dhembjes
Të gjitha udhët
Si plagët e erës më mbetën peng”
 
Të kujtohet:
ishte dimër kur vdiq pema S’patëm kohë As t’i varrosnim kujtimet” Në mënyrën sesi vijon procedimi poetik, të lihet përshtypja sikur ti, pra lexuesi, je aty i pranishëm, brenda vargut poetik, brenda mendimit të autorit dhe përmasave të fjalës së tij, je “uni” artistik, je vetvetja e përfshirë në këtë magji krijuese që mbanë firmën e ADEM ZAPLLUZHËS, dhe fiton një vetëbesim dhe bëhesh bashkautor dhe bashkë lexues i vargjeve të tij…Në shumicën e vargjeve dominon metafora, por nuk është e rrallë edhe metonimia, aliteracioni dhe zëri i brendshëm e i fshehtë i autorit. Këto vlera artistike, krijojnë një unitet krijues plot domethënie, me shumë lëndë poetike dhe ngjyrim të lart artistik .Kjo padyshim është cilësi e mjeshtërve dhe e gjithë atyre poetëve që dinë të ndërtojnë vargje me domethënie dhe ngarkesë artistike, poezi që mbajnë brenda bërthamës së tyre një unitet figurshmërie të përsosur dhe më një funksion të lart estetik. Autori, shpresoj se e ka njohur mjaft mirë edhe prozodinë popullore, sepse në vargjet e tij ka një harmonizim mahnitës të kësaj prozodie me ligjërimin e tij të mrekullueshëm, kumbues dhe me nota të thella atdhetarie, ku një shpirt i madh poetik ndërton një univers të vërtetë domethënëse dhe me mjaft kuptim.
 
“Nën këtë plis
Ndjehem si lis
Dardan me gjak të kulluar
Të më kenë lakmi diell e hënë
Ashtu siç më patën zili perënditë paganë
Nën këtë plis
Të bardhë si dëbora e Sharrit
Ndjehem si lis
Le të më ketëzili edhe
Hyji i cili për kombin tim e pat qëndisur”
 
Autori ZAPLLUZHA, është padyshim dhe një atdhetar i rrallë, plot zjarr dhe dashuri për vendin, lirinë dhe kombin, sepse në gjithë poezinë e tij merr frymë liria dhe kombi, atdheu dhe krenaria kombëtare. Në shumë prej poezive të tij gjallon mjaft fuqishëm shpresa dhe liria, ndërsa thellë ,thellë vargjeve shpërthen dashuria për KOSOVËN, këtë martirë të Lirisë në kohët moderne. Poeti është dhe një luftëtar i së vërtetës, një shpërthim i lirisë dhe vlerave të saj. Në gjithë opusin poetik të autorit këto mesazhe mbeten kryefjala e ti dhe lajtmotivi që e bënë të jetoj dhe të ligjëroj mjaft fuqishëm, plot pasion dhe art, plot ëndrra dhe shpresa…Sepse poeti e di mirë këtë sekret të rritjes dhe jetës, të shpresës dhe ditës, të dashurisë dhe së madhërishmes, ku gjithmonë jeta triumfon mes shumë dhimbjesh dhe dëshirash të fuqishme.
 
“Përditë vdesim nga pak
Vdesim si elefanti
Nga fytyra e drurit metaforik
Ngjizim mirazhe
Dhe më pas udhëtojmë drejt një drite”
 
E pra, kjo është dhe deviza e ADEM ZAPLLUZHËS, një devizë qe kurrë nuk do ta lërë në mes të rrugës, nuk do ta tradhtoj kurrë dhe nuk do ta zhgënjej. Autori na vjen mes nesh me një libër të realizuar, plot art dhe forcë tronditëse, ku zgjohen ëndrrat dhe marrin krahë shpresat, ku realiteti bëhet edhe më i kuptueshëm, më i dashur, më domethënës dhe më njerëzor. ADEM ZAPLLUZHA shfaqet kështu para lexuesit si një autor me mjaft pretendime dhe vlera të veçanta, origjinal, magjik, real dhe sugjestionues. Ai ka ndërtuar një realitet poetik mjaft të magjishëm, të suksesshëm dhe shprehës, por mbi të gjitha mjaft të ngrohtë dhe njerëzor. Autori na zgjon aq shumë mendime dhe shpresa, aq shumë dashuri për njeri – tjetrin dhe aq shumë dëshirë për ta jetuar jetën me të gjitha përmasat e saj të larmishme, me dashurinë, dhimbjen, triumfin dhe trishtimin, me shpresën dhe ëndrrën,Unë mendoj se autorë të tillë vijnë rrallë mes nesh dhe padyshim që meritojnë gjithë vëmendjen dhe dashamirësinë tonë, përkrahjen dhe vlerësimin tonë të merituar.
 
 
 
Nga: Vasil Tabaku

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s