Kur poezia vjen e pakohё dhe nё pakufi (Rreth vёllimit poetik” Ç’t’i bёj shpirtit tё poetit” tё Hekuran Halilit) / Nga: Vladimir Muça, shkrimtar- kritik

Kur poezia vjen e pakohё dhe nё pakufi
(Rreth vёllimit poetik” Ç’t’i bёj shpirtit tё poetit” tё Hekuran Halilit)

“Mund tё shkёputesh njё njeri nga vendi i tij,
por nuk mund tё shkёputёsh
vendet nga zemra e njeriut”
Jon Dos Passos

Në “magmën jonike” të poezisë, disi tjetërlloj në stilin dhe estetikёn e tij, po le gjurmë në poezinë bashkëkohore shqiptare dhe krijuesi Hekuran Halili me nostalgjinë e tij poetike. Me përvojën, përjetimet, bohemizmin e tij kreativ, ai po bëhet pjesë e dëshmisë në traditën shkrimore duke na zgjeruar kujtesat etnike, mjegulluar nga harresa, përmes një gërshetimi të trashëgiminisë krijuese dhe të modernes bashkëkohore me magjinë e fjalës së bukur poetike. Në poezitë e këtij libri, gjithçka ndodh përmes një errupsioni shpirtëror të krijuesit jonian, sepse ai s’ka “Ç’t’i bëjë shpirtit” i cili i shpërthen si magmë nga malet që përkrenojnë Konispolin, merr aerosolin e bajameve, vesh gjelbërimin e Ajtoit e të dafinave të Butrinitit dhe freskohet në buronjat e Akeronit.
Gjithçka që vjen nga kjo amalgamë poetike, gatuar bukur me majanë e folkut krahinor, bëhet një dëshmi e jetës dhe e traditës si vlerë kohore, pa të cilën nuk mund të ndërtohet e ardhmja.
Një etalon përfaqësimi dinjitoz në këto kontekste është poema “Poema e gurit” ku autori në definimin e tij poetik e “pagëzon”:

” Dhe tani që të gdhenda e të zbukurova
do të pagëzoj,
me një ceremoni pellazgjike,
me një nga burimet e Akeronit,
me një degë dafine Butrinti,
me një kurorë ulliri thesprot,
me një krah lisi Dodone.”

Qoftë edhe me këtë poemë, Hekurani afirmohet si një poet i plazmuar në memorien e lexuesit, si një përzgjedhës i fjalëve të kultivuara me kujdes nga koha, si gur themeli, apo guri këndor në godinën e bukur të poezisë, si një testament në peshën e mendimit patriotik, kreativ në një jetë më tё sigurtë në tё ardhmen, ngritur mbi themelitё e së kaluarës, e gurët këndorë tё sё ardhmes sepse:

“Mjafton një psherëtimë erëvjeshte,
nga Qafëbota t’nisë të fryjë,
majën e lisit t’nisë lëkundë,
t’më marrë hopa si fëmijë,
t’më ngrejë lart në ajri
at’here unë
rrugën nis marr
si i marrë,
për ty,
Çamëri…”

Në tërësinë komplementare nga çfarë përftohet nga ky produkt poetik, në aspektin shoqëror, atdhetar, estetik e mesazheve qё përmban në nëntekstet e tij, poeti Halili e ka pasur si busull një sentencë të Remzi Salihut se” Janë shumë faktorë të mundshëm për ta bërë një poet të paharruar në kujtesën tonë. Por më kryesorja është stili dhe veçantija e shprehjes dhe posaçërisht vokacioni autokton i emocionit që përdor një krijues gjatë jetës kreative të tij.”(Remzi Salihu “Theksime letrare” Shkup, 2017 f.48).
Këto vokacione autoktone emocionesh të tilla, lexuesi në krijmtarinë e poetit Halili, i merr me valencat më të larta, si një gjenerim social, shtrirë në të gjithë substancat kohore.
Që të krijosh nevoitet “ushqim “. Këtë “ushqim” poeti e gjen tek hapëron në hapësirat e gjera, në arealin e plotë, si një bohem i vërtetë, duke mbledhur si bleta nektarin ekstraktet poetike, nëpër hojet e mjaltëzuara të vendlindjeve. Nga kjo vjen dhe kënaqësia e leximit të poezive të vëllimit “Ç’t’i bëj shpirtit” ku krijimet poetike tё transplantohen në shpirt si poezi me ndjesi të thellë.

Hekuran Halili

Çdo varg, çdo strofë, dukshëm, duket se buron nga një zemër me ndjeshmëri sipërore për njerëzit më të dashur, vatanin e humbur, Çamërinë.
Autori siç duket, profesionin inxhinjerik e ka përshtatur mjeshtërisht në ngritjen e një godine tjetërlloj, godinën e shpirtërave njerëzorë, përmes inxhinjerimit të fjalëve, në magjen e zemrës të madhe thesprote.
,Sidomos në poemën ” Unë njeriu” autori përmes kaleidoskopit artistik të fjalës poetike, shpërfaq madhështinë e ekzistencës shpirtërore.
Themelet e shtëpive të rrënuara, rrënjët e trungjeve të ullinjve shekullorë, fiset e lartuara në gjenezat e tyre historiko -shoqëror, vinë të njehësuara në unin njerëzor etnik, duke u përbashkuar me unin e lexuesit ku autori definon:

“-Më jepni ujin ta pi,
-t’ju tregoj në c’burim buroi.
-Më jepni bukën ta ha,
-t’ju tregoj ç’tokë e rriti.
-Më thoni fjalën e burrit,
-t’ju them në ç’kuvend e dëgjuat.
-Më thoni historinë e fisit,
-t’ju tregoj të ardhmen e kombit.
-Të përballojmë stuhinë e detit,
-t’ju tregoj trimërinë e djemve.
-Të dëgjoj këngën e vajzave,
-t’ju dërgoj shtegun e dashurisë.”

Siç duket edhe nga ky vargëzim monokolonë autori lundron bukur jo vetëm në magmën historiko- shoqërore por edhe në velierën e një vizioni poetik dhe humanist. E bukura poetike, me të vërtetat e saj jetësore bashkohet me unin poetik në meditimet e lexuesit si një fllad jonik në pentagramin e ullinjve të Çamërisё, hyn në shpirtin e lexuesit nga më i thjeshti, plot ndjesi, mesazhe, mendim. Kjo vjen ngase Hekuran Halili vjen disi i veçantë. Në çdo poezi poeti starton përmes një tё mesme të artë të ideve, mendimeve e ndjenjës shpirtërore.
Përmes konotacionit poetik, me dashuri, dhimbje, autori nxjerr nga sepetet e shpirtit të tij, kujtimet, mbresat, çastet më të bukura të jetës, privacionet, figurat shoqërore më të dashura, duke u dhënë shpirt, gjallëri, lartim, siç ishin, përmes frymës poetike, duke na çmallur mjeshtërisht si tej poezia për Mehmet Hamit Sejkon.
Duke sjellё hapёsira sa mё tё gjera shoqёrore nga pёrjetimet e tij, Hekurani si rrallё herё, poezinё e pёrjetimit personal, e sjell pёrmes njё diapazoni tё gjerё tё vlerave universale nё pёrfaqёsimin shoqёror.
Si konkluzion analitik, çdo poezi nё veçantinё filozofike tё trajtimit, nё realitetin ekzistencial, vjen si njё planet i veçantё nё tёrёsinё e astronomisё tё fjalёs poetike.
Kjo ndodh nga qё poeti nё tёrёsinё poetike rimbushet pёrmes realizmit ekzistencial edhe nё ato raste kur trajton nё subjektivitetin e pёrveçёm legjendёn, mitikёn, si njё pjesё thelbёsore e marzhit tё tij poetik. Ç’ёshtё mё kryesorja, ajo qё e veçon disi, personazhet mitikё dhe legjendarё, historikё, i sjell jo tё ngurtёsuar, si memoriale nё mermer tё ftohtё, por tё jetёsuara, me frymё njerёzore, si bashkёudhёtare, nё substanca tё reja kohore. Ndaj nё konceptin e tij, poezia nuk ёshtё e kufizuar nё njё hapёsirё, nuk vjen e pёrkufizuar nё kohё, por vjen si e pakohё.
Autori e gjen trillin dhe gongun poetik kudo: mes njё burimi, qafё mali, majё mali, shtёpi tё rrёnuar, nё formёn e zjarrit e tё borёs, tё aerosolit e bajamave tё Konispolit, nё baticё-zbaticёn e kanalit tё liqenit tё Butrintit. Nё grinatё, poezia merr funksionin aktiv tё diellit, bёhet rrezja e vetё poetit mbi Qafёbotё, Ajtoj, Konispol, Akeron, fushёn e Vrinёs, duke rrёzitur mbi pjekurinё e ullinjve tё Çamёrisё, mbi Lopth e Paramithi.
Nё kёtё rrezatim, ka shumё natyrё nga mёnyra se si shumohen kёto rreze nё kaleidoskopin poetik tё autorit. Kjo veçori ёshtё njё aspekt nё ligjёrimin poetik, pjesa tjetёr, ajo qё i jep frymё amalgamёs poetike, ёshtё shpirti i vetё poetit.
Asgjё qё shprehet nёpёrmjet vargut tё autori, nuk ёshtё si e ndarё, por gjithçka vjen si njё tёrёsi unike e perceptimit shqisor tё ndjenjave, nё aeralin pёrjetёsues.
Lidhja permanente nё kёtё aeral e figurave historiko- shoqёrore, vjen pёrmes detajeve konkrete, tё cilat koha i ka plazmuar nё shpirtin çam, duke i trajtёsuar nё kohё tё reja, si njё paradigmё e etnisё. Njё interpretim i tillё poetik vjen shumё i asimilueshёm dhe nga lexuesi mё i thjeshtё, duke pёrcjellё gjendje shpirtёrore tё atilla, tё cilat mbeten si gjurmё Çamёrie.
Nё kёto kontekste, simbolika e sendeve dhe fenomeneve, metafora shumёfunksionale qё lind prej tyre, nё udhёtimin poetik, autori nuk i trajton thjeshtё si ekzistencё formale, por si gjenerues, si njё arkeologji letrare, ku pёrballjet kreative formёzojnё figurat artistike, nё rrugёtimin poetik, edhe nё spontanitet, pёrmes njё natyralizmi poetik.
Nё kёto vёshtrime, gjendja e etnisё dhe e individit ( babait, nёnёs, fёmijve, personaliteteve) nё kohё tё ndryshme ёshtё gjetja kryesore e poetit.
Truallin thesprot, vendlindjen e tё parёve, Lopsin, autori i trajton poetikisht si tёrёsi, tё pashkёputur nga trupi amtar, ndaj dhe ndjeshmёria e frymёs poetike vjen e njehёsuar, unike, e pandarё me ndjesitё dhe emocionet.
Nё hapёrimin poetik tё Hekuran Halilit nuk ka kufinj, kufinjtё kadastrohen nё origjinёn e tyre tё lashtё, ku etnia i mbijetoi zhdukjes nga mjegullnaja bizantine, dyndjet barabare, sllave, e ndryshku turk.
Pёrmes kёsaj simbolike tё aranzhuar me metaforёn, pёrmes arsenalit poetik tё folkut krahinor, nё spontanitet me ngarkesa figurash artistike, autori arrin nё njё rrёfim tё fuqishёm poetik tё fushё Vrinёs dhe kanalit godull komunikues me detin.
Autori njehson bukur baticё-zbaticёn e kёtij kanali me njё kreshendo jetёsore tё aeralit ku metafora e ciklikёs, e barabartё gjashtё orёshe vjen si simbol i njё lёvizjeje shpirtёrore njerёzore, lidhur aq shumё jo vetёm me detin por edhe me liqenin, fushё Vrinin, Lopsin, Qafёbotёn si nё njё ballancё e mbijetesёs shumё shekullore.
Nё stilin e Hekuran Halilit fuqia e shprehjes poetike qёndron tek lakonika e gjuhёs, fonetika e saj, pёrmes njё vargu modern, nё shumi monokolonё, transplantuar nё tё ekstrakte tё folkut krahinor. E gjithё kjo amalgamё shkrimore, kodifikuar nё pёrmbajtje artistike, pёrfshin gjuhёn amtare, me veçoritё e saj krahinore, asimiluar bukur nё artin poetik.
Nga pёrvoja ime kritike, tё transplantosh elementё tё folkut nё poezinё e kultivuar, moderne, ёshtё e vёshtirё, kёrkon mund krijues, talent, pёrvojё gjuhёsore, ku folku tё “vёllazёrohet” nё strukturёn e vargut tё pёrpunuar modern. Njё gjё e tillё kёrkon dhe shumё hapёsirё, tё cilёn Hekurani e ka me bollёk , tё arkivuar nё shpirtin e tij.
Nё kontekstin artistik, pёr tё realizuar atё qё ia kёrkon shpirt, njё substancё tё dёshiruar, poeti sjell nё funksion artistik, nga laboratori krijues pёrfytyrimin surreal dhe fanatazist nё konceptimin e jetёs, si me poezitё: “Endёrr e bukur”, “ Bukё me hёnё”, “Poema e gurit”, ku dёshirat, malli dhe dashuria latohen bukur nё formatet e gurёve tё shtёpisё (shtёpia e gjithё shqiptarёve) nё oborrin e tё cilёs valvitet fustanella, thurur bukur me kinde, nё vallen e Osman Takёs.
Nё bindjet e mia, nё biorrymё artistike, poeti ka zbatuar me pёrpikmёri atё çka perifrazon nё njё mendim eseistik Bodler kur thotё:” Gjithё universi i dukshёm nuk ёshtё gjё tjetёr veçse magazinё imazhesh e shenjash, tё cilave imagjinata do u japё vend e vlera relative. Kjo ёshtё kullota tё cilёn imagjinata duhet ta “kullosё” (ta hajё) dhe ta transformojё.”
Kjo kullotё, pёr Hekuranin, ёshtё e begatё. Nё te shpirti poetik vjen si buranё e Syrit tё Kaltёr, ushqen aeralin pёrreth me ujёt e kulluar poetik nga currili i tij shpirtёror.
Shndron shpirtёrat njerёzorё si Bistricat me energji mbijetese, duke u pёrcjellё brezave mendime dhe mesazhe pёrmes vargjeve. Si kudondodhur, elementi natyrё, nё funksionin artistik vjen si dominancё nё arsenalin krijues.
Lexuesi nё kёtё produkt poetik do tё gjejё zgjuar kujtesat historiko- shoqёrore nё hapёsiart mbarё shqiptare si njё thagmё e rilindjes shpirtёrore, atdhetare tё etnisё.
Pёrpos vlerave artistike, qendisur bukur nё gjergjefin e folku thesprot, lexuesi do tё “ngopet” me faktet historiko- shoqёrore, vlerat e njё patrioti çam, kёnvёshtrimet e tё cilit shtrihen nё tё gjithё hapёsirat mbarё kombёtare.

 


Nga: Vladimir Muça, shkrimtar- kritik

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s