Poezi nga Nikollë Loka

Poezi nga Nikollë Loka

 

A thua!

A thua bien perdet siç bie nata,
e strehëve të dritareve shkrihen akuj!
Kur të largohet mjegulla,
e të shkrifërohet koha,
mbeten mbi xham
gjurmë gishtash të plakur.
A thua prilli
hyn në prag vetëdije,
shikimi mbërthen horizontet!
E një retinë e trashë
i vishet syrit,
kur të shkruhen në qiell
fatet dhe orët.

 

Ndryshimi

Çdo ditë njeri duhet ta dish
çfarë ka ndryshuar te ti!
Ndryshim nuk mund të jetë
çdo fije e bardhë që shtohet,
as shprehja
që ta shton në ballë një vijë.
Ndryshimi
është një stinë e moshës,
kohë që ikën
dhe kohë që kthehesh,
nuk ka nevojë
të tregojë zbardhje flokësh,
mjaftojnë gjurmët në ballë
që të rrefehesh.
Të ndryshosh,
për tu dukur i kohës,
në ditët me borë, shi e mjegull,
të ikësh,
sa për të na njohur,
e për të na harruar
të kthehesh!

 

Kohë keqkuptimesh

Kujtoj se kur dielli perëndimin e prekte
në mbrëmbjet e gjata në verë,
në fusha luledielli netët flakë digjeshin
e mëngjeset vinin pa u ndjerë.

Nën frymën e epëshme të mbrëmjeve që shuheshin,
u ndjeva dy herë i humbur,
para flokëzezave që ua ktheva shpinën,
e biondeve që s’ua kuptova gjuhën!

Se i ri isha e drita më ndizte,
errësira më mbushte me hije.
E si mund ta dija
në atë kohë keqkuptimesh,
se cila do të ishte më e mira!

 

Trill që nuk fle

Pas meje
një lumë i verbër
derdh zemërimin,
e unë në pamje deti
mbledh vuajtje ujë.

Kohën
e lexoj nëpër njolla dielli,
histori dhe trill.
Histori ujëvarash që s’u shkelën,
ujë që fle e s’rri nën urë.
Trill që lind këtu,
apo zbret prej qielli!

Trill që nuk fle gjumë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s