Poezi nga Drita Ademi

Poezi nga Drita Ademi

 

Shpirti

Mbusha nji gotë.
Due me e pi për shpirtin ,
Due me e përkdhelë.

Vjeshtë m’u ka ba ky shpirt;
ditët si zogjt ikin prej tij;
gjethet ngadalë po i bien.

Zâ pemsh asht bâ:
prit edhe pak sa t’vijë dimni,
mandej kam me u kthye n’ujvarë t’ngrime –
m’thotë.

Pas dimnit nji pranverë ka me ardhë, –
i them.
N’té, vargje sirenash kanë me çelë;
Strofa t’buta dhimbjen kanë me e tretë,
t’parët, njerëzia kanë me u gëzue,
e zogjt mbi mermer.

 

N’gjoks e kam nji zog prej letre

Për dashuninë
Zemrën n’ zjarr e kam hedhun
Ballin përvlue ja kam
Me dhimben teme.
Kam shkrue vjersha
Brinjt si fëmije kanë kjajtë
Gjaku jem vlue ka
Për së gjalli drita e syve m’u ka shkimë.
Kur e kisha iksha
Kur me ikte
Bahesha si drenushëe vrame.
Tash pak e vrame
Pak e gjallë
E ruej n’gjoks
Nji zog prej letre.

 

Përmes heshtjes

Përmes heshtjes
Prek sende t’dhimbshme
Prek dëshira , n’avuj frutash t’pjekuna
Luej me dritën
Mbështjell cigaren e fundit
E gjuej n’ujna t’kota
Përmes heshtjes gjarpnin e ruej
Mbshtjellun trupit tem
Shkëmbej dhimben me të.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s