Poezi nga Lida Lazaj

Poezi nga Lida Lazaj

 

PRITMË

Nëse s’vij sot,
do të vij nesër,
ti besimplotë
pritmë te bregu i shpresës së mirë.

Në mos verë,
patjeter me vjeshtën do të vij,
kur të pikojë musht vresht’ i arrirë.

E nëse vjeshta
me mua luan hidh e prit,
si gjeth’n e zvedhur furi e erës,
pritmë në dimër,
deri sa lumi jetës ende s’ka ngrirë.

E nëse s’vij,
as sot,
as nesër,
as motmot,
te bregu i pritjes
do të mbijë lulja shpresëplot.

 

***

Është e shkurtër jeta,
për vramendje të gjata.

E dëgjon fishkëllimën e
gjuhës së kohës
kur lëpin pluhurin e rrugës
faqet trëndafil të gocës së bukur
dhe ballin bilur të çunit të hijshëm?

Është e shkurtër jeta
për vramendje të gjata

I përjetshëm është deti
që shkund krifën shkumëbardhë të valëve
me barkun plot peshq, korale e tërmete.

Është e shkurtër jeta
për vramendje të gjata

I përjetshëm është mali
me një brez bore për vetull.

 

Bulëza jete

Një ki-ki-ri-ki-ko,
një cicërimë,
një e qarë foshnje,
skalioni i parë i betejës së verës,
pa të mundur e triumfatorë.

Poret mbushur me zjarr,
flokë të flakëruara dielli nëpër trup,
si gishtërinj të zjarrtë,
na kthejnë në bulëza djerse.

Një bulëzë ti,
një bulëzë unë,
bëhemi lumë
ku jeta lëng jete pi,
mbështillet me natë
dhe zgjohet në mëngjes e freskët,
për betejën e radhës.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s