Poezi nga Merita Paparisto

Poezi nga Merita Paparisto

 

Flutura të vdekura

Eshtë verë e nxehtë,
Fryjnë afshe të ngrohta
dhe bien flutura të vdekura.

Ajme, sa pak! Shpirt’ i tyre!
Fundja ato jetojnë vetëm disa ditë
pastaj vdesin për tu ringjallur
brenda fund barkut tonë
ku përsëri e përsëri
do të vriten nga ne
në një mënyrë apo në një tjetër!

 

Dorë-zim

Largoje pak krahun nga trupi
në drejtimin tim,
atë krahun në të cilin mbështet kokën, kur fle.
Afroje pak dorën,
drejtoje pëllëmbën nga unë
ndjeje pëllëmbën time mbi tënden
shtrëngoje pak, fare pak
ja shih,
vijat e jetës u takuan në një pikë
qëndro pak aty, pa lëvizur,
zog me një krah që sfidon largësitë
krahun tjetër t’a kam unë,
ruajtur në zemër.

 

Çfarë vlen vërtet!

Diktaturë, demokraci, liri, robëri
guxim, poshtërsi, pushtet, trimëri
vuajtje, tmerr, atdhedashuri,
njeri
parti
parti.
Por ti kolibër i vogël di më shumë.
Por ti kolibër i vogël më mire di.
me ëndje zhyt
sqepin e hollë e të gjatë
në kupë të trendafilit
e nektar pi!
Ti e di që nuk ka kohë,
S’ka kohë
kohë.
Më sheh në sy krejt i habitur
diçka më thua me tinguj ere
që krejtësisht nuk i kuptoj
dhe shkon nxitimthi
me qiellin të bësh dashuri.

 

Natë shiu

Asgjë nuk më ka mbetur
përveç shiut,
kujtim i largët
i një bote të ujshme.
Çdo gjë tjetër
mbytur në Lethe

Nga vimë?
Ku shkojmë me kaq ngut?
Pse shtrydhet ky shpirt
kur qielli derdh lot?

Të kithta janë udhët
flasin me një gjuhë
prej heiroglifesh
“Qëndro në udhëkryq dhe zgjidh”
“Qëndro në udhëkryq dhe zgjidh”

Aty të takova edhe ty
Yang dhe yin – i tëri në një
Sa gjatë të ndoqa pas, si një fëmijë
që rend, pas një çokllate monedhë
me varak të verdhë mbështjellë?

Ja, bie shi, rrjedh qielli, varg…
plasur zemrat e trëndafilave
pinë të etura
dhe vdesin.
Në cilën kreshtë të hieroglifes je?
Sa larg?

One thought on “Poezi nga Merita Paparisto

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s