Kalendari poetik: Primo Levi (1919-1987) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Primo Levi

 

Kalendari poetik: Primo Levi (1919-1987)

Sot, më 31 korrik është 101 vjetori i lindjes së Primo Levi-t, shkrimtar, poet dhe kimist hebre italian, i mbijetuar prej kampeve naziste. Pas kapitullimit të Italisë më 8 shtator 1943 u bashkua me partizanët. E arrestuan si hebre në një postbllok. E nisën me tren mallrash për në kampet e përqëndrimit në Gjermani. Por si kimist që ishte pati fat, pasi punoi ato kohë për ndërmarrjen farmaceutike IG FARBEN në kampin e përqëndrimit Buna Monowitz (Poloni), që ato vite quhej Aushwitz III. U lirua nga trupat sovjetike më janar 1945, por vetëm pas një viti mundi të kthehej në Itali. Më 11 prill 1987 vrau veten për arësye që nuk dihen. Për sot një poezi prej tij:

ÇOHU!

Ëndërronim ato netë të egra
Ëndrra të rënda e të dhunshme
Me trup e shpirt ëndërronim:
Të ktheheshim, të hanim, të rrëfenim.
Deri sa dëgjohej shkurt, prerë,
Komanda që pa gdhirë:
“Wstawac!”
Dhe zemra çahej në gjoks.

Tani jemi në shtëpi,
Barkun më në fund e ngopëm,
Rrëfyem ç’patëm për të thënë.

Erdhi koha prapë.
Së shpejti sërish kemi për të dëgjuar
Atë komandën në gjuhë të huaj:
“Wstawac!”

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj
“Wstawac” – polonisht “Çohu”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s