N’ PREHNIN TEM / Poezi nga Linditë RAMUSHI DUSHKU

Poezi nga Linditë RAMUSHI DUSHKU

 

N’ PREHNIN TEM

Ra nata
e t’solli furishëm
si shiu pasditjes nji vere të thatë
qullosun.

etun
si t’ishe kthyer
burimit te shterrun uji
a pas një dielli t’thamë.

Nata n’prehnin tem t’solli edhe sot
si me t’pas pa shtatë zana me sy t’hyjnuem
…friksuem prej dashnies
mbështetesh gjoksit
për m’i ndje tik-taket
hukamat prej buzëvet
e tana deshmitë
veç me kuptue
se mrena meje strukesh
prej vërteti

…ani se, erdhe n’natë
si pas shiut t’pasdites
veç të m’shtrihesh prehnit.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s