Poezi nga Klejda Plangarica

Poezi nga Klejda Plangarica
 
 
Ndarja
 
Shshsht..!
-Ajo është pas porte!
Kur të shtrëngoj,
ia dëgjoj frymëmarrjen në çdo të çarë…
E gjithnjë humbas frymëmarrjen time
nën pritjen se ajo mund të trokasë.
 
-Më kot përpiqemi ta fshehim.
Ajo është aty, diku e pranshme,
Midis ditëve të këtij muaji
dhe hijes pas tij,
Midis fragmenteve të këtij shtrëngimi
dhe maktheve të zbrazëtisë,
që premton të mbjellë.
 
-Ndodhet aty!
Pas kësaj tryeze, ndoshta,
apo mes fletëve në sirtarë.
Është cigarja që ti nuk e pi…
A mbase pasqyra që do thyhet mbi raft.
 
-Shshsht..!
Po humbas frymëmarrjen time
nën pritjen, që ajo portën të hapë.
 
 
 
Kur një engjëll ikën…
 
Perde të hirta resh u lëkundën frikshëm,
Dritare-krisurat, shiut të mos kthehej iu lutën.
Gishtat u këputën pa e skicuar “Mirupafshmin”,
Zbrazëtirën të çirrnin, pa mundur…
 
Muzgu rinisi të zbehë ngjyrat
Padyshim ato të dikurshmet,
Si të kujtonte edhe njëherë
Se djajtë janë më të dhembshur se engjëjt!
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s