Mara Venuto (Itali)

Mara Venuto (Itali)

 
Mara Venuto është poete, romanciere dhe dramaturge italiane. Jeton dhe punon në Jug të Italisë. Debutimin e saj e bëri në vitin 2008 me përmbledhjen me tregime të shkurtra dhe monologje me titull Lexo mendimet e mia, e ndjekur kjo përmbledhje nga disa romane dhe vepra të shumta si autore dhe bashkautore.
Ajo ka punuar me disa gazeta, duke shkruar për lajme, sport, kulturë dhe tema shoqërore. Redaktore dhe fantaziste në Itali, ajo ka redaktuar dhe mbikëqyrur botimin e disa romaneve të njohura.
Në vitin 2016, ajo publikoi monologun teatral Monstra (finalist në Mario Fratti Award 2014, një çmim i dramës italiane i dhënë në New York).
Ka botuar dy vëllime poetike me titujt “I papërshkueshëm nga uji” dhe “Ky pluhur shpërndahet nga era” (Enti botues @ Casa Editrice & Libraria). Vëllimi “I papërshkueshëm nga uji” në vitin 2014 u vlerësua me Honourable Mention në Piero Alinari International Poetry Prize. Disa nga tregimet dhe poemat e saj kanë fituar çmime letrare kombëtare dhe ndërkombëtare dhe janë botuar në antologji të ndryshme.
Në dhjetor 2016 Monologu i saj teatral Monstra u vu në skenë me sukses nga grupi teatror Zërat e Detit. Drama të tjera të saj u vlerësuan me çmime të rëndësishme italiane dhe u vunë në skenë me sukses nga grupe teatrale. Poezitë e saj janë përkthyer dhe botuar në Poloni, Rusi, USA, në Indi etj.
 
 
NATE E ETHSHME
 
Rrëzohet në tokë prej zgripit të një humnere
butësia përvëluese në të cilën kam lindur
foleja e placentës shqyer me dorë.
 
Prej nga nuk guxon të vështrosh janë ligjet
që kanë bërë vetë njerëzit, kanë varrosur parqet,
frutat e përhapura si një batanije poshtë pemëve.
 
Nata vjen, vjen e ethshme,
askush s’e pret.
 
Lëviz një gisht, pastaj bulën e veshit,
rrënjën e errët të flokëve,
dhe gjithçka përreth vdekjes së ëndrrës,
çlirimi i rraskapitur i qarjes së parë.
 
Shpirti im shpirt kafshë e plagosur
që i përket dhe arratiset prej gjuetarëve,
rron kur armiqtë i kanë sytë të mbyllur
vdes në udhëkryq prej turmës së kalimtarëve.
 
 
 
GJUHA E QYTETIT
 
Nëpër ura fillimi ndërmend fundin,
vargu fillon atje ku mbrin,
në mes drita bie dhe
struket në prehrin e nënës.
Nuk ka rritur bij, i ka lënë në terrin e rrugës
në flakët e vatrës, më i egri prej vatrave.
Ata jetimë dashurojnë si Zoti vetë,
nuk mbajnë mend, mëshirojnë,
shkrujnë mbi pluhur gjuhën e qytetit.
 
 
***
 
Shndërrohemi në deltë lumi
në fjalë të hedhura në shtatë pika të horizonitit
peshkim i humbur ku
askush nuk dëshiron ta kërkojë.
Mban fjalë zie
goja që mundet dhe nuk di t’a thotë,
një ngjalë kujton, gjigande dhe e ngushtë
kur kalon mllefi i pashpallur mes duarve.
 
Vetëm, mbi moçal rend
një burrë, peshkon krimba të brishtë
në më të shumtën e kohës gjuan arin dhe armiqtë
duke u hedhur nëpër gropa.
 
 
 
ERA DO TË NDRYSHOJË
 
Digjemi prej shirokës
me kripë për të mbuluar gojën.
Do të ndryshojë era dhe do të flasim,
do të kemi mëshirë për tokën e largët
nën presionin e rrymave. Do të jetë e mundur
me pranu të gjitha në paretet e stomakut
një rrethak pa ringjallje dhe pa përdëllesë.
 
Do të jemi vetëm ne,
arkat më të thella të kumbimit
që jeta ndërmend, nuk do të na falë
sado që arsyet turbullojnë sytë.
Prej një gjembi, marrë kushe di se ku,
do të na therin gishtat,
një organ i huaj,
një kujtim.
 
 
 
***
 
Bie nata në rruginën e ngushtë
ku kalohet si shenjetorët
me krahët e dorëzimit në kryqin e gjoksit.
Kundërshton ndjenjën e panevojshme
poshtë zotërisë që thotë falenderim ose vdekje.
 
Zbulon jetën duke u zhvendosur nga një vend në tjetrin,
në qorrsokakun e deriçkës së fshehtë të detit.
në zbrazëtinë e kësaj që ka qënë
kur askush nuk kishte një emër,
emrin dhe kush e quan,
të pafajshëm në barkun e nënës.
 
 
 
***
 
Zëri ynë është shkruar në muret e qytetit
jehona është një hije prej uji të rrafshët
dëgjojmë të moshuarit për të na dhënë të drejtë
tek njëri tjetri shfaqet një dashuri
e padukshme që netëve lind heonj.
 
Në gjumë drita e zbehtë në ballkone
është është një projektim i flokëve të virgjër,
një zonjë braktis veten mbështetur në kripën e detit,
por askush nuk e lut.
 
Besnikë të riteve të thella nyjet e padukshme
zbresin në ezofag dhe shfaqin jetën kështu siç është,
një komplot i qëndrushëm i viteve që ikin rrufe.
 
 
 
***
 
Kërcëllitja mbi shina dhe gjuha e të gjallëve,
poshtë karrelit të ndryshkur ku nuk vlejti as udhëtimi
që bëmë.
Të vdekurit kanë frikë, janë hija e të harruarve
pushojnë atje ku nuk ndjejnë dhe nuk dëgjojnë,
hapësira e tokës është e ngushtë, si krahu i një fëmije
të mitur.
 
Ajëri që kalon ngjall besim, dhe nxehtësinë e ujit në ballë
në dimër ngrin shiroku, mundi është është një faj
mbi copat e çelikut duke na pasqyruar ashtu siç jemi.
 
 
 
***
 
Harrojmë muret e rrënuara, plagët e qytetit,
floknajën e barit që askush nuk e ka shkulur prej brimave,
dregëzat mbi mol, ujin e njelmët,
një denzifektim për të gjallët.
 
Harrojmë qiejt e vrenjtur të mbrëmjes
fenerët e udhëve këto drita të teknologjisë njerëzore,
një grusht orësh për t’u mbrojtur
prej diellit të qetë dhe mashtrues.
 
 
 
***
 
Lëkura është portreti i stinëve,
vera na harron, mbyt xhixhivallet
poshtë këmbëve lakmitare buzë detit.
Është vështirë të jesh fëmijë
të përdorësh maskë për të parë humnerën
dhe pastaj të shkridhemi siku jeni humanë.
Koha sjell jehonën e të qeshurës nga bregu
komandon duart e rreshkura prej ujit,
për të larguar me kripë luspat tona.
 
 
 
***
 
Nuk ka rrugë që të mund të më lidhi me qytetin
në rrokje që mbarojnë. Ushtrime të panevojshme
fjalët e pakta të ligështisë sime,
paftësi për të thënë atë që do të duhej,
një frymëmarrje pa gulçime. Më kujtohet
kur në agshol ktheheshim në port
vagona të salduar me çelik në trupin e nënës.
Binarët e hekurudhës i vështronim nga lart,
krahë dhe këmbë të shtrembëra,
gjymtyrët e një shpirti që shkëputen.
Vitet duhet të na bëjnë të ndjehemi të plotë,
dhe nuk ishim më ne,
ishim të tjerë.
 
 
 

Solli në shqip Dashamir Malo

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s