Dr. Marta Muço (Albania)

Dr. Marta Muço (Albania)

 

Marta Muço u diplomua në Fakultetin e Ekonomisë së Universitetit të Tiranës në vitin 1980. Ajo filloi të japë mësim në të njëjtin Universitet që nga viti 1981. Në vitin 1988 ajo mbaroi studimet pasuniversitare dhe mbrojti disertacionin në fushën e Ekonomisë së Krahasuar me një studim për reformën ekonomike hungareze. Në vitin 1993 ajo fitoi titullin Doktore e Shkencave në Ekonomi. Pas ndryshimeve demokratike të vitit 1990 në Shqipëri Dr Muço udhëhoqi seksionin e Makroekonomisë në Fakultetin e Ekonomisë dhe ishte një nga pjesëmarrëset më aktive të ndryshimit dhe adoptimit të programeve të reja në Fakultetin e Ekonomisë, vecanërisht në Departamentin e Ekonomiksit. Gjatë kësaj kohe ajo ishte nga të parat petagoge që dha leksionet e Hyrjes në Ekonomi, të Makroekonomisë si dhe atë të Makroekonimisë së Avancuar, Ekonomisë së Tranzicionit, Ekonomisë së Zhvillimit dhe kurse të tjera, si në Universitetin e Tiranës ashtu edhe jashtë shtetit si profesore e ftuar. Nga viti 1990 e deri në vitin 2000 Dr Muço pati disa pozicione këshilltareje për periudha të shkurtra në Ministrinë e Financave dhe atë të Arësimit si dhe punoi ngushtë si anëtare Bordesh me një numër të madh organizatash jo qeveritare në fusha të ndryshme të kërkimit ekonomik, ekonomisë monetare dhe ekonomisë së tranzicionit si dhe pati aktivitet në fushën e mbrojtjes së të drejtave të grave në Shqipëri. Ajo ishtë për disa vjet anëtare dhe nënkryetare e bordit të Institutit të Statistikave. Ndërkohë ajo shërbeu si Vlerësuese Teknike për menaxhimin e granteve për kërkimin shkencor në fushën e ekonimisë së zhvillimit në Komisionin Europian në vitet 1995-1996 si dhe shërbeu si anëtare e Bordit të Fondacionit të Shoqërisë Civile nga viti 1997 deri në vitin 2000.

Dr Muço pati një aktivitet të ngjeshur akademik e kërkimor jashtë e brenda vendit. Ajo ishte profesore vizitore dhe dha cikle leksionesh në Univeristetin La Lumiere 2 në Lion të Francës, Departamentin e Ekonomiksit në Univeristetin e Europës Qendrore në Budapest dhe në Akademinë e Mbrojtjes në Tiranë si dhe ka fituar programe shkëmbimesh në Univeristetin e Romës La Sapienza, në Departamentin e Ekonomiksit tëUniversitetit të Delaware-it në ShBA, nga programi Europian TEMPUS ne Bruksel, dhe nga NATO Democratic Institutions Fellowship. Nga viti 1995 dhe deri në 1999 Dr Muço mori titujt a Profesorit të Asociuar dhe më pas atë të Profesorit. Në vitin 1999 Marta Muço ishte gruaja më e re në moshë me titullin Profesore në Univeristetin e Tiranës. Ndërkohë ajo kish botuar intensivisht artikuj dhe kapituj librash brenda dhe jashtë vendit dhe kish marrë pjesë aktive në qarqet e kërkimit ekonomik në Europë, kryesisht në fushën e studimeve ekonomike krahasimore të ekonomive në tranzicion në Ballkan dhe Europën Lindore. Dr Muço ka kryer një sërë konsulencash në fushën e zhvillimit dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, në fushën e politikës monetare dhe të reformës ekonomike në Shqipëri dhe rajon për një sere institucionesh si Bankën Botërore, UNECE, ILO, UNDP Tirana, USAID Tirana, NATO etc., si dhe OJQ, e sektorin privat in Shqipëri dhe jashtë saj.

Mbas një sërë studimesh e botimesh në fushën financiare dhe monetare nga viti 1998 ajo punoi si Shefe e Kabinetit të Guvernatorit në Bankën e Shqipërisë. Gjatë kësaj kohe ajo plotësoi të tjera studime të aplikuara pasuniversitare dhe mori certificatë në Programimin dhe Politikat Financiare nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Gjatë kësaj kohe ajo punoi ngushtë me misionet e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar si dhe shërbeu si keshillëtare e Guvernatorit për politikat Monetare në Shqipëri, si dhe mori pjesë aktive në konferenca dhe aktivitete shkencore e botuese në Europe dhe SHBA.

Që nga viti 2001 Dr Muço u zhvendos në SHBA ku zhvilloi karrierën e saj në fushën e menaxhimit të projekteve ndërkombëtare. Ajo shërben si Drejtore Programesh në sektorin privat duke menaxhuar programe shumë milionëshe në fushën e komunikimit dhe medias, në fushën e monitorimit dhe vlerësimit të projekteve të agjensive të ndryshme të qeverisë Amerikane. Ajo është eksperte në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe drejtuese në kërkime sociale. Dr Muço ka fituar titullin Manaxhere e Certifikuar (PMP) e programeve dhe është anëtare e Institutit të Manxhimit të Programeve në SHBA. Ajo është gjithashtu anëtare a Vlerësuesve të Uashingtonit (Washington Evaluators), anëtare e Asosacionit të Vlerësuesve (American Evaluation Association), Shoqërisë për Zhvillim Ndërkombëtar (Society for International Development-Washington Chapter), etc. Dr. Muço e ka ruajtur dashurinë për mësimdhënjen e Makroekonimisë dhe që nga viti 2008 është profesore e jashtme e Ekonomiksit në Kolegjin Montgomeri (Montgomery College) në Merilend. Një e dashuruar e përherëshme me njohjen e kulturave të ndryshme deri në fillim të 2019 ajo ka udhëtuar e punuar në 61 vende të botës. Ajo adhuron literaturen dhe muzikën dhe vazhdon të ruajë preferencat për ushqimin e Mesdheut.

Marta Muço është martuar me Prof. Dr Betim Muço, shkrimtar e shkencëtar i shquar, i cili u nda nga jeta në 15 Janar 2015 dhe ka tre femijë, Sagita, Fedora dhe Zinart.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s