Poezi nga Sinan Vaka

Poezi nga Sinan Vaka
 
 
QERSHITË
 
Më fal një vajzë e vogël ca qershi
nga shporta e prushëruar ngjyrë gjak
dhe mbetem i hutuar , pse s’ e di,
hutohem keq me faqet ndezur flak’.
 
Ndjenjë gënjeshtare në të vjela.
Pse pikturon në heshtje meloditë ?
Vajza ikën vreshtit e gëzuar,
në shportë kuqëlojne tej qershitë.
 
Në syrin tim një çast hutimi brodhi,
vajzen s’ do ta shoh më përsëri,
nga zemra prushi i stinës lodërzoi,
u shkri për ju dhe erdhi poezi.
 
 
 
TAKIMI
 
Nga sytë e tu bien perla lotësh
lumenj me malle derdhen mbi mua,
dhe dora ime midis flokësh,
dhe buza që më thotë çfarë dua.
 
Nëpër dëshira s’ ka arsye
por flakë jete nëpër sy,
Gjithçka e njëjtë na ndodh të dyve
Ti qan për mua , unë qaj për ty.
 
Kamzhiku i mallit na rreh shpirtin
fytyra jote plot mallëngjim,
kuptoj ne heshtje si ndezim flirtin;
Jam fati yt , ti je fati im!
 
 
 
PASQYRA E THYER
 
Pasqyra e thyer të shumëfishon pamjet.
Kujt nuk i ka ndodhur çudia, iluzioni.
Ke vërejtur veten njeri te copa e madhe
Plasaritjet të kthejnë fytyrë demoni.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s