Drejt tokave të largëta… / Tregim nga Rudina Muharremi Beja

Drejt tokave të largëta…

 

Tregim nga Rudina Muharremi Beja

Turbullimi i asaj kohe të pa kohë shtynte me yshtje të madh e të vogël drejt tokave të largëta ku më pas malli do t’i bluante shpirtin për vite.

Postieri i sillte me një buzëqeshje të fshehur lajmin e mirë se kërkesa për bashkim familjar ishte pranuar.
Bashkim familjar…, ç’paradoks…?!
Do të linte rrënjët e brishta, ato pak qartësi që kishte, dashurinë e madhe të nënës të dheut, detit, hënës e të gjithë familjarëve,
për të vajtur atje…, atje ku përherë i huaj je!
Vitet ku ngutshëm arratisen me sakrificat, duke lënë nga pas vetëm trishtimin që thellon brazda e hendekë portretit, e flokët mbulon përditë me brymë…
Rrokullima e lotit që ra atë ditë mbi mermerin e ftohtë kishte mbetur shenjë e bardhë bashkë me dënesën e nënës që nyjë ishte lidhur fytit e sytë e njelmët e të gjithë atyre që e përcollën,
do t’ia errnin buzëqeshjen për vite me rradhë.
Zemra e saj kishte mbetur atje ndërkohë që karkasa e paatdhe shpërngulej pa rrënjë me parmendën e rëndë të mërgimtarit mbi shpinë.
Thëllimi i ftohtë i maleve që gjeti ia ngriu entuzimin mëngjesit në të gdhirë e trysnia mbytëse ngjyrat kishte kyçur e premtonte t’ia merrte shpirtin ndonëse ishte Mars.
Rrëzoi vështrimin në një pikë të vdekur e tërë ditën s’bëri asgjë,
as valixhet që udhëtuan nëpër tragetë e trena s’ i zh’bëri.
Pati frikë se mos ato pak gjëra që ishin brenda do të kishin mbajtur mend rrugën e kthimit.
U mbështet parvazit të ftohtë të dritares e në murin e akullt përballë vizatonte me sy pranverën e jetës që do të vazhdonte të venitej pa shpresë.
E dinte mirë se s’do mund të kthehej mbrapsh sepse si shumë të tjerë kishte rënë në grackën e jetës…
Ai tren i mallkuar zhurmoi gjatë në mëndjen e saj, ndërsa valixhet akoma ishin plot…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s