Poezi nga Adem Abdullahu
GJUHA E PAQES
Flas me gjuhën e dashurisë,
kundrejt të urrejtjes, xhelozisë.
Me gjuhën e punës e përkushtimit,
kundruall përçarjes, moskuptimit.
Me gjuhën e dashurisë, bashkimit,
përball të urrejtjes e përçudnimit.
Gjuhën e dashurisë njerëzore,
ballë asaj prej laraske, prej sorre.
Flas me gjuhën e bilbilit e lirisë,
përballë gjuhës së robërisë.
Me gjuhën e zërit tē zemrēs,
me gjuhën e paqes e dritës.