Aída Elena Párraga
Kalendari poetik: Aída Elena Párraga Cañas – 1966
Poete, shkrimtare nga Salvadori, sot, më 7 gusht mbush 54. Fillimet e saj në qenë letërsi për fëmijët, duke ndjekur këshillat e të atit. Në vitin 1995 fitoi një çmim për letraret e reja nga UNESCO. Ja një poezi prej poetes nga Salvadori:
KJO
Asgjë s’ka
kjo femër që sheh këtu.
Unaza duart e saj nuk njohin
ama flutura mbajnë.
Kjo femër që sheh këtu
gjithmonë këmbëzbathur ecën,
pasaportë s’ka,
as letër njoftimi,
as shpresa,
por rrugët i mjaftojnë,
dherat e largët e të panjohur
edhe pse emër s’ka
zogjtë atë thërrasin.
Kjo femër që sheh këtu
ndonjëherë s’e di në është gjallë
dhe atbotë në bar të njomë shndërrohet
a në shkulm ere kur trembet
dhe në fjalën tënde vjen e gjen strehë.
© shqipëroi Maksim Rakipaj
Muchísimas Gracias!!!!!
Abrazos grandes. Es hermoso!!!