Kalendari poetik: Enrique Gracia Trinidad – 1950 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Enrique Gracia Trinidad

Kalendari poetik: Enrique Gracia Trinidad – 1950

Sot më 8 gusht, mbush 70 vjeç Enrique Gracia Trinidad, shkrimtar, poet spanjoll dhe organizator veprimtarish poetike. Sjell në këtë përvjetor një poezi prej tij në gegnisht:

SHKAK ME SHKRUEJT

Me shkruejt për nji kohë
kur për kërrkend s’do t’jena mâ
dhe, në ma t’lumin rast,
do t’jena veç nji maskë e pudrosun
prej atyne qi n’biblioteka stolisin librat.

Me shkruejt për nji shekull, nse ia mbrrin ndokur,
mâ pak i zi dhe budallë se ky shekull.
Me ja lanë ngulitun në kujtesë:
letra, disqe, qelqe, qeramikë të zmaltueme,
qelibar, kuarc a molekula gazit.

M’i bâ fjalët në të ardhmen me lundrue
bash si me kenë lundra letret
qi përmbytjes i kanë mbijetue.

Me shkruejt nse ndokush, ndokur,
të njajtën dhimbë n’zemër ka m’e pasë
a të njajtin gëzim ka m’e shijue.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s