Kalendari poetik: Havzi Nela (1934-1988) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Havzi Nela

Kalendari poetik: Havzi Nela (1934-1988)

E varën në litar më 10 gusht 1988. I fundit poet i dënuar me vdekje në të gjithë lindjen komuniste. Në kohën e presidentit të “butë” ramis alia, ai që na pruri demokracinë “pa viktima”…vetëm me ca qindra të vrarë në kufi më 1989-90…E mbani mend fehmi abdiun? Deri vonë, në “kohën e demokracisë” medemek…ai klysh komunist qe kryetar i gjykatës kushtetuese, ato ditë qe kryetar i gjykatës së lartë që miratoi përfundimisht dënimin me varje në litar…pa zënë në gojë firmëtarët e tjerë, se janë bërë bozë emrat e tyre si kristaq rama etj. Gjykatesja Fatmira Laska është dekoruar, në vend që të dënohej.

Kam botuar një antologji me poetë disidentë nga vendet e ish kampit socialist dhe njëkohësisht shoh edhe biografinë e tyre. Me mizoritë e regjimit pervers enverist, më i ndyri, më krimineli në të gjithë botën ish-komuniste, nuk matet asnjë nga ato vende.

I PËRJETSHËM KUJTIMI YT HAVZI NELA!

KUR TË MËSONI SE KAM VDEKË

Kur të mësoni se kam vdekë,
Kur të thoni: “Ndjesë pastë!”
A e dini se çfarë kam hjekë
Unë, poeti zemërzjarrtë?

Kur të pyesni: “Ku e ka vorrin?”
Kur t’kërkoni me ma gjetë.
Thoni: “Ai urreu mizorin”.
Thoni: “Dheu s’ka me e tretë”.

Thoni: “Ai e deshi jetën,
Jeta n’vuetje e dërmoi”.
Thoni se ka mbrojtë të drejtën,
Grusht tiranësh nuk duroi.

Thoni: “Desh, kërkoi lirinë,
Si skifter në fluturim,
Provoi prangat, t’errtë qelinë,
Për të mjerët lëshoi kushtrim”.

Thoni: “Dritë ai kërkoi,
E vetë dritë nuk pa me sy”
Thoni: “Për njerëzinë këndoi,
E për vete mbajti zi”.

Thoni se e qërroi terri
Thoni: “Dielli nuk u ngrohu”.
Thoni se e trishtoi tmerri
E të shtypunit i tha: “Çohu!”

Kur të vijë, të çelë pranvera,
Kur bilbili nis me këndue.
Mbi vorr tim me gur’e ferra,
Nji tufë lule me ma lëshue.

Prekni vorrin, mos ngurroni,
Kush ka lindë, ai ka me vdekë,
Veten ju kur t’a ngushëlloni,
Thoni: ”Gjallë kurkush s’ka mbetë!”

Havzi Nela

 

Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s