Pafundësia e një fjale (Poezi) – Vëzhgim mbi poezinë e Tyran Prizren Spahiu-t / Nga: Erjon Muça

Pafundësia e një fjale (Poezi)
Vëzhgim mbi poezinë e Tyran Prizren Spahiu-t

Emri Poezi përdoret shpesh nga artistë, kritikë, profesorë etje….. Atë e përdorin si përcaktues të sublimitetit, të melodiozitetit, të filozoficitetit, madje edhe të harmonisë së kombinuar mbi një tablo… Për gjithçka të përkryer, thonë se në brendësi ka poezi. Po poezia vetë çfarë përfaqëson? Me se mund të krahasohet ajo, kur vetë ajo përdoret për të lartësuar Gjithçka? Këto pyetje më lëvrinin në kokë teksa lexoja disa poezi të Tyran Spahiut. Dhe kur u ula për të shkruar këto radhë, dilemat e mia në vend që të zbeheshin sa vinin e forcoheshin. Linjat e tyre theksoheshin edhe më, duke dalë si nga mjegulla për tu transformuar nga imazhe në qenje tredimensionale; gati të prekshme. E unë i shihja dhe mund të them se gati i prekja dyzimet e mia. Dyzime që marin formë sa herë që mendoj për poezinë: që për të qenë i sinqertë, për mua është sa e vështirë aq edhe delikate. Madje nuk e kuptoj kurajon e disa njerëzve të cilët merren me zbërthimin dhe velerësimin e poezisë. Nuk e kuptoj pasi poezia mua më ngjet me një femër, me të gjitha kompleksitet dhe delikatesën e një qenie femërore. E si mund të them unë që kjo femër është më e bukur se një tjetër, kur vetë nocioni bukuri është më relativ se relativiteti. Apo të them se kjo nuk ka vlera, kur unë edhe po i vlerësova dhe i gjykova do e bëj nga prizmi i këndëvështrimit tim vdektar dhe jo universal. Ndaj vendosa të mos bëj krahasime në këtë shkrim, e as të jam sentenca apo pretenca, por të jam ndjesitë e mia: vizionin që përfitova nga këto poezi. Madje u binda se kjo ka më rëndësi se sa intuita ime për të zbërthyer një varg apo poezi. Sipas meje nuk ka rëndësi se çfarë vlerash një varg apo poezi mbart, por çfarë ndjesishë ajo transmeton. Madje po mundohem të reflektoj dhe jo të gjykoj megjithëse kjo e fundit është shumë më i kollajtë si proces. Një shelg lotues mu duk sikur u trupëzua nga leximi i vargjeve të Tyran Prizren Spahiu-t, me trupin vigan dhe të përkulur, të një krijese thuajse të mplakur nga meditimet e shumta. Vigan që të jep përshtypjen e brishtësisë,delikatesës,së çdo përkitje të gjetheve me truallin. Sikur vajton minutat, orët, ditët, muajt, stinët dhe vitet që ikin: i lodhur nga shkundjet e stuhive të epsheve rinore. Duke prekur, ledhatuar, dashuruar tokën tek e cila ka rrënjët. Një shelg Lotues që ndoshta nuk loton nga dhimbjet më tepër se nga gëzimet. Një shelg si dëshmitar, shoqërues e erës me fëshfërimat e veta ngjethëse. Dhe mendojeni këtë shelg të cilit vetëm disa kinde të fustanellës së vet të gjelbër i prekin paksa sipërfaqen e një lumi me ujë kulluar që rjedh edhe me shkulme të bardha, e i dhurojnë prehje të freskët në ditët zhuritëse të verës. Ja ky është vizioni që më transmetuan vargjet e Tyran Spahiut. Vizion vallëzues, elegant, që duke u nisur nga lartësitë bashkohet ëmbël me sipërfaqet e truallit që e rrethon. Në fillim qëndron ndalur, ashtu si shelgu në mëngjes herët me petun e zbukuruar nga bulzat e vesës që duken si margaritarë, më pas nis e ngrohet, dehet a thua se nuk po avullon vesa, por verë. E ty tek sa e sheh të dhuron prehje, pasi kindet e tij vallzojnë gjithnjë, qoftë edhe me puhizat më të papërfillshme verore, mendimi se puhiza e freskët tund gjethet e shelgut, të shtyn të besosh në zbehjen e përvëlimit e zhegut. Përkulja e shelgut nuk ka të bëjë me përuljen poshtëruese të skllavit por respektin që një qenje humane e lirë shfaq kundrejtë vendit, zotit, dashurisë, natyrës, jetës.Vargjet e Tyran Spahiut i përkasin, i ngjasin jetës; janë të lëvruara nga dhe për jetën. Në to është ndryrë jeta e autorit, të gjitha emocionet që ai ka përjetuar në të.

 

Autori, Erjon Muça (1978), është shkrimtar nga Durrësi. Ka botuar romanin “Vrasësi i shpirtrave” (2010) , ‘Çanta e mistershme’ , vëllimin me novela “Besimi komunist” (2012). Jeton e punon në qytetin e Pizës (Pisa) në Itali.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s