Herbariumi i jetës / Tregim nga Rudina Muharremi Beja

Herbariumi i jetës

 

Tregim nga Rudina Muharremi Beja

Gjithçka mori rrokullimën vetëm për pak ditë…
Torturat që sëmundja i dha tashmë ishin shndërruar në shenja mpirje dhe shuarje të ngadaltë…
Ato pak herë që gjente forcën të hapte sytë kërkonte të dashurën.
Po, vajzën të cilës i pati premtuar se atë fillim vjeshte do e dërgonte në altar dhe së bashku do të ndërtonin një jetë të re dhe plot ëndrra.
Vajza e kishte bërë zakon ti ulej pranë shtratit dhe në tërë atë lëngim dukej sikur jepte dhe ajo shpirt nga shpirti i saj.
I mbante dorën e ligur, kockë e lëkurë, ndërsa me dorën tjetrër fshinte lotët, ata lotë që tashmë ai në atë gjendje amullie nuk mund ti shihte.
“Oh Zot”, belbëzonte ajo e mekur, lutje kjo që i drejtohej të plotëfuqishmit për të mos e lejuar atë të ikte.
Ajo mendonte përherë ndryshe dhe imagjinonte një përzgjedhje vello që do farfurinte shtëpisë dhe gëzimin e shfrenuar të prindërve të tij për martesën e djalit më të vogël.
Motrat shkonin e ktheheshin lëmshit të heshtjeve të thella, ndërsa ai dergjej spitalit, orvatjes së tij të fundit për ti shpëtuar makthit të vdekjes.
Ato e shoqëruan në vaj gjer tek porta e oborrit ku shtëllunga mjergulle ngriheshin e rrethonin atë qefin, të humbur lëngatës më të thellë.
E ëma nuk mundi të përmbahej:
-Vajte me këmbët e tua o bir, e po vjen i tretur në një grusht eshtrash – dhe u shemb mbi vete.
Dhimbja e madhe vëllezërit i çau më dysh si një rrufe, ndërsa i ati kryet kishte këputur dhe dukej sikur kishte humbur pëfundimisht memorien.
-Ma sollët djalin, mundi të thotë nga ngashërimi teksa rrëzoi vështrimin e të gjithëve mbi kurmin e të birit akoma të ngrohtë por tashmë të pajetë!
-Eja dhëndërr i babait, eja të të puth në ballë e të jap bekimin tim!
As shkëmbi s’e mbajti dënesjen!
Vajza iu afrua me ngadalë të dashurit të saj para se ta mbyllnin përgjithmonë e me zë të ngjirur e pyeti;
– Ke më dhimbje shpirt? Shko tek engjëjt! Bëhu krah i tyre. Unë do të të shikoj përjetë.
Njerzit e prekur prej butësisë së zërit të saj dhe gishtërinjve të hollë që flokët ia përkëdhelnin për herë të fundit, u ngjethën dhe më shumë.
Nëna mbështolli forcat e urdhëroi që të birin ta bënin dhëndërr.
-Vishini kostumin e dhëndërrisë – tha ajo, dhe këpucët e bukura llustrafin!
Dy- tre gra u vunë në lëvizje dhe dhëndrri që u martua me vdekjen tashmë ishte më i bukur se kurrë.
Ndërsa e mbulonin me dheun e gurëzuar e të akullt, vajza u ul, mori një trëndafil prej një tufe me lule dhe e futi në gji.
Thonë se akoma e ruan të pacënuar në herbariumin e jetës!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s