INSTIKTI I DASHURISË / Tregim nga Ermira Saraci Osmani

INSTIKTI I DASHURISË

 

Tregim nga Ermira Saraci Osmani

Çdo mbasdite dal bregut detit.Më pëlqen të jem afër tij.Kaltërsia më qetëson shpirtin, e kam shok në vetminë time, bisedoj me të, i them sekretet e mia, edhe me dallgë kur është e duket sikur ështe zemëruar me mua ,unë prapë e dua.
Sot ,që në mëngjes,isha shumë i mërzitur, më shumë çdo herë tjetër doja të isha afër tij, nuk prisja dot mbasditen.Doja të flisja me të, të ndjente nga afër ankthin tim,shqetësimin tim dhimbjen time.
Ulem në breg të detit në rërën e njomë, nxjerr këpucët që të prekte dallga këmbët e mia,i mbylla sytë,më dukej se edhe qielli peshonte shumë mbi sytë e mi.Zhurma dhe aroma e tij ishin futur thellë në mendje dhe në mushkeritë e mia, çdo gjë negative kishte filluar të fshihej si me magji.Orë dhe ditë të tëra mund të rrija këtu, vetëm të largohesha nga zhurma e jetës.
Dy zëra që po qeshnin e zgjuan qetësinë time, m’ u duk, habi sepse ishte dimër dhe gjithmonë jam vetëm.Hapa sytë, shoh dy të rinj, adoleshentë duhej të ishin siç dukej ja kishin mbathur nga shkolla , kishin ikur nga mësimi.Ishin kapur për dore dhe shikonin njëri- tjetrin në sy.Dy zjarre të ndezur shkruhej tek pamja e tyre.Sa të dashuruar që ishin!Djali i jep një të puthur në buzë vajzës, ajo e turpëruar kthen kokën nga deti……..
Në mëndje më vjen Blerta.Kur isha 17 vjeç në vit të tretë te shkollës së mesme, isha dashuruar keq me Blertën.Isha futur kokë e këmbë në dashurinë e saj.Ato sytë e saj të zinj si bajame ,të çonin në universe të pashkelura, flokët kaçurrela i kishte deri tek supet.Ishte e gjatë dhe elegante.Sa e bukur që ishte.!Ajo ishte si instikti i dashurisë, që donte fare pak të bëhej dashuri.
Ishte ditë e Martë.Mësuesja e letërsisë na dha për detyrë të gjenim informacione për jetën dhe veprën e Naim Frashëri.Na ndau dyshe dyshe, , unë po lutesha brënda meje që të isha me Blertën.Mbetëm në fund unë edhe ajo.Mësuesja sapo kishte lexuar dëshirën time.Pasi ra zilja dhe mbaroj mësimi, shkova afër Blertës dhe i thashë!
— Ku do t’a bëjmë detyrën? Tek shtëpia jote apo tek e imja?
—Tek shtëpia jote, sepse unë do të kem miq në shtëpi.
Pranova menjëherë. Ardhjen e saj në shtëpi e kisha ëndërruar çdo moment.
Vjen e Shtuna dhe i them mamit.Sot do të vij Blerta të bëjmë një detyrë shkolle.Po përse nuk më the më përpara të kisha blerë ndonje gjë!Në ishim shumë të varfër, në shtëpinë tonë gjithmonë gjithçka mungonte.Nuk e dinim si janë çokollatat dhe biskotat , ato nuk ishin për ne.
—Mami kur të vij Blerta ,do të ikësh nga shtëpia.
—E ku të shkoj?!
—Shko te teto Lumja.
—Mirë, mirë më tha e nevrikosur.
E<< përzura>> mamin nga shtëpia dhe fillova të rregulloj pak shtëpinë ose më mirë guzhinën . Shtëpinë e kishim shumë të vogël,në kuzhinë prisnim miqtë , aty hanim dhe aty flija gjumë.Fillova t’ u ndryshoj vëndin tavolinës edhe divanit.Tavolinën e vura tek dritarja me pamje nga oborri, që kur të lexonim të kishim lule përballë.Mbi tavolinë nuk kishte asgjë duheshin ca lule.Dal jashtë tek oborri dhe sytë më shkojnë tek trëndafilat e teto Lumes.Oborri ishte plot me lule ,por mamaja nuk të linte ti prekje, jo më t’ i këpusje.Në murin e avllisë trëndafilat dukeshin kaq të bukur.Kacavirrem në mur dhe këpus nga të gjitha ngjyrat, të bardha , të kuqe , roze.I vodha shpejt e shpejt ,mos më shikonte njeri, duart u gërvishten e u mbushën me gjëmbat e trëndafilave.Nga gishtat filloi të dilte gjak.Po ç’ishte dhimbja para dashurisë së Blertës, thjesht asgjë.Futem në shtëpi ,mbush një gotë me ujë fus trëndafilat në gotë dhe i vë mbi tavolinë.Sa e bukur dukej tavolina! Një tufë me trëndafila ndryshoj gjithë dhomën.Ulem në karrige , prisja që të binte zilja e të shikoja Blertën me fustanin e saj.E dija që kishte një fustan sepse atë vishte gjithmonë.Fustani ishte i bardhë me lule të vogla shumëngjyrëshe, kur e vishte Blerta dukej si një livadh lulesh.Ëndërroja të shikoja këtë livadh me lulen më të bukur në mes, Blertën.
Takimin e kishim lënë në orën pesë pasdite.Kisha vendosur ti them Blertës që e dua.Ishte momenti më i përshtatshëm.Sa më shumë afrohej ora , aq më tepër shtoheshin rrahjet e zemrës time.Bëra gati gjithçka dhe po e prisja.
Bie zilja.Këmbët filluan të më dridheshin,morra frymë thellë të mbledh veten dhe shkoj të hap derën.O zot prisja rrezatimin e saj sa të hapja derën.E hapa dhe shoh motrën e saj.
—Tina!
—Përshëndetje Agron!
—Përshëndetje Tina!
—Më dërgoi Blerta, të të them që nuk do të vij. E ka të pamundur!
—Po përse?
— Nuk e di tha Tina, dhe u largua.
Iku Tina mbylla derën e mbështetem pas saj.Një erë e lehtë filloi të frynte,degët e pemëve dallgëzonin në ajër.Petalet e trëndafilave rrotulloheshin si flutura të nxehta nga dielli.Dy orë mbeta i hutuar dhe i humbur në ngjyrat e oborrit.Ndjej derën të hapet .Ishte mamaja ngrihem dhe futet brënda..
—E bëtë detyrën?
—Nuk erdhi thashë, me inat!Po përse s’ më thirre të vija në shtëpi?.Unë nuk po flisja fare e ulem prapë tek dera, në vesh më vjen zëri i mamasë.
Agron, sa herë të kam thënë mos i lëviz mobiljet.Po lulet, përse i ke këputur?!. Isha humbur në botën time, dhe bashkë me mua po humbej edhe zëri i mamasë…………
Mbas kaq vitesh, e morra vesh që ajo e kishte kuptuar se unë e dashuroja prandaj nuk erdhi atë ditë.
Ah, dashurija e parë , nuk harrohet, është si lëndinat me dëborë ,që ecën e lë gjurmë, e këto gjurmë fshihen kur shkrin, por mbrënda teje mbetet gjurma e parë në labirintin e saj.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s