Poezi nga Anila Mihali Qirjazi

Poezi nga Anila Mihali Qirjazi

 

KOHË E ÇMENDUR

U mbyllën udhët ngado,
Pëllëmbëbashkuar kërkojmë shteg drejt qiellit
I flasim mungesës e na flet ajo
Pasqyrat e përtejkufijve qeshin.

Zërat tanë të panjohura akordet,
Të tjera ngjyra ekrani na sjell.
Sa shpesh më duket se trupi i kësaj toke
Eshtë copëtuar e secila më vète një diell.

Matanë e kaq kohë larg syrit fëmijt,
Qielli që i ndan zhvendoset rrëzuar.
Varur fre i reve ku të kapem s’di ,
Do i shpërthej portat që mallin ngujuan.

Vec koha ecën e garderobën ndryshon
Me ngjyrat e saj të cdo stine ,
Unë edhe sot jastëkët e pritjes ndërroj
Të kripur prej lotit që shtrydhet dhimbje.

As fletë e bardhë se mban më dot fjalën,
Atë fjalë nëne që mbetet krahështrirë.
Mëngjeset e bruzta kur se ndajnë dot natën
Ndodh ngaqë ëndrrat janë gdhirë tek bijtë.

 

BESO QË FËMIJERINË E KE NË VETE

Paske ardhur pas meje kur ika
Kisha veshur diellin , fustan nusërie
Përmbi fjalë të këngës sytë i ngriva
Dorên të shtrëngoja ,vec ti të mos më lije.

Thashë se të treti loti kur për ty pikoi
Thashë mos pate turp prej krushqve
Më përgjoje në netët që i digjte pasioni
Ndjeve xhelozi dhe ndaj më kurrë s’u duke .

Apo ndoshta gabova kur mu bë s’e erdhe,
Në dhimbjen më të bukur të së ëmblës pritje,
Në veshë e ndiej ende atë klithmë bebe
Lajmëroi se erdhi ,ndërkohë që ti ike.

S’besova kurrë në ikjen tënde përgjithmonë,
Sec janë ca caste me qeshje te clirët,
Kur serioziteti i moshës kupton se s’të shkon
Ka zaptuar shpirtin pafajësi e fëmijës.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s