Poezi nga Lumo Kolleshi

Poezi nga Lumo Kolleshi

 

KËNGË GRI

Krejt njerëzit e gruas u nisën,
U bënë erë të mblidhen bashkë në atdhe.
Netët milaneze ca letra të ëndrrave na i grisën.
Mbetëm këtë gusht këtu vetëm ne.

Në duar tringëllijnë ca çelësa të ftohtë,
Shpirtin ma sëmbon një akull i metaltë.
Nga larg urimin drëgoj për çiftin me zogjtë
Dhe krahët ua lyej ngadalë me mjaltë.

Diku,mes vetmisë,kubetit,
I thurr një këngë të trishtë,këngë gri.
Sa zemra të ndara nga njerezit,
Sa puse me brenga i mbush vetëm ti.

 

Aspak çudi

Mos m’u çudit,filli im i jetës,
Thirrmë çmendurisht e zgjo majëmalet.
Me vdekjen bashkë e ndaj të bardhën e të zezën,
Qysh në lindje më ndjek mbrapa si manare.
Qysh ateherë s’është ndarë, vrikthi këmba-këmbës,
Bashkë jemi ngjitur qiellit me avion,
Kemi qëndruar bashkë në buzë të humnerës,
Fshehtas fëmijëve në tavolinë i kam shtruar një racion.
Në maratonën e vështirë bashkë jemi në garë,
Pret që të ma shuajë flakën olimpike…
Një ditë prej dite e di që garën do ta marrë,
Unë thjesht gardhin ia shtyj fshehtas asaj dite.

 

PERDJA RA

Në teatrin e poshtërsisë
Perdja ra.
Ndoshta kishte rënë para se të hynim ne,
Mdoshta kishte rënë që para ngritjes së teatrit…

Dhe dritat u ndezën
Të verdha për atë mjegull verbërie
E ne, spektatorët, u ngritëm në këmbë.
Supengritur pyesnim njëri-tjetrin:
Ç’dramë pamë?
Skena krejt bosh.
As dekor e aktorë.
Një zë nga tejthellësitë hiqej osh:
Prapa kuintash luhej drama e fatit tonë.
Në skenë mbetur vetëm një kosh
Dhe një mbishkrim:”Mos i hidhni mbeturinat në tokë!”

 

SHI NË MUZG

I ke parë si nisin shirat në muzg?
Perëndimi i tëri kallet në flakë vetëtimash,
Qielli, një pyll i errët mbushur me ujq,
Përthyerje klithmash e ulërimash.

E ti pret që nata të grihet në çarqet e yjeve,
Siç grinte duhanin im atë dikur pranë vatrës.
Qiellin e pret të vijë i qelqtë agimeve,
Që ëndrrat e këqia të mos krihen mes shtrëngatës.

Ti do që të flesh i qetë si një shqerë,
Që gjithë udhëtarët në shtëpi të kenë mbërritur,
Që krismat të mbyten në honin më të thellë…
Kështu të ndodh kur zemrën për udhe ke nisur.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s