Poezi nga Sahit F. Osmani

Poezi nga Sahit F. Osmani

 

PA GJYKUAR VETEN

Na ka munguar koha
Apo të vetëdijshëm nuk kemi qenë
Në qendër të vemendjes sonë ishte lakmia
Aty ku duhej të vepronim na mungonte urtia
Ajo që shëmbëllen e ndriçon mendjen tonë

I lejuam vetes depërtimin e të tjerëve
Vrarë ndërgjegjshëm tjetrin ta shkatrrojmë
Njëherë e përgjithmonë ta shembim vlerash
Që askush mos të ngritet mbi lartësinë tonë
Pa gjykuar veten e nivelin ku qëndrojmë

Në thellësinë e vetvetes mbulojmë të keqen
Që dhimbje e vuajtje përherë na shkakton
Na farkëtohet mendimi te mosbesimi i tjetrit
Që na trashëgohet, e nuk lë të ngjizet uniteti
I virtyteve njerëzore që mbi ne qëndrojnë.

 

KUR TË BËHEM UNË NJERI

Kur të bëhem unë njeri e ti sorkadhe
Gjahtari nuk do të të vrasë
Lotët nuk do të ngrijnë në sy
Në pyll do të jetosh e lirë
Pa frikë do të afrohesh pranë meje

Kur të bëhem unë njeri e ti mimozë
Nuk do t’i këpus lulet, s’do t’i thyej degët
Lotët vezullues s’do të rrëshqasin
Do të mbetesh përherë e blertë, erëmirë
Degëve në çdo stinë do të këndojnë zogjtë

Kur të bëhem unë njeri e ti bletë
Me thumb do të vrasësh vetëm të keqen
Që lulet të çelin në sytë e dashurisë
Nektar të mbledhësh me këmbët e zemërs
Plagë shpirti të shërosh me mjalt dashurie

Shembëllimi i jetës do të mbetesh!

 

KROJËSHTERRUAR NUK DO TË DUA

Ah sa do të doja që t’më përkisje mua
Veçse krojështerruar ty nuk do të dua

Lermë të rri mënjanë vetëm në vetmi
I etur si shkretëtira deri n’pikë të të pi

Kokëfortësia jotje larg më ka tërhequr
Gufon turbullira krojët të janë shterrur

Gurgullojnë fjalët e derdhen në vargje
Shterrimin tënd e freskojnë në heshtje

Ah sa do të doja që t’më përkisje mua
Veçse krojështerruar ty nuk do të dua.

 

NATA KA KRISUR

Nata ka krisur nga terri i dendur
Urtësia qiellore është bërë si e çmendur

Qepallat e hënës e fshehin dritën
Hapen e mbyllen për çdo të papritur

Shtëllungat e reve të zeza mjegullojnë
Dritën e yjeve duan që ta pengojnë.

Vrapon dita mbi kurrizin e diellit
Shtyen terrin del në siperfaqen e qiellit.

 

DASHURI

Je ngjizur me ngjyrat dhe aromat e luleve
Me diellin e jetës çan shtigjet paqartësitë
Me zjarrin e zemrës rrezaton në çdo vend
Mjerimin edhe dhimbjen i kthen në mirësi

E pakufishme je në forcë e urti dhe pasion
Me gjuhë shpirtërore flet t’i hapësh kufijtë
Shuan urrejtje dhe përçarje midis njerëzve
Të jetohet me ligje që miratojnë dashuritë

Ti e çliron dhe ndriçon shpirtin e errësuar
Nga ferri i tmerrshëm i ligësisë njerëzore
Fjalët me vepra vërteton kush i ka kuptuar

Për të mirën e përbashkët flakë të digjemi
Vjen liria me këngë të dashurisë në zemër
E ngjizur me ngjyrat dhe aromat e luleve…!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s