Poezi nga Vangjush Ziko
***
Enigmë është e do mbetet
E përjetojmë dhe s’e ndajmë dot,
Na lidhin zemrat apo epshet,
Një pikë gjak apo një pikëz lot.
Asgjë nuk janë luftrat e tërmetet,
As ankthi në mes djepit dhe qivurit,
Sa plaga e padukshme që na mbetet
Në cipëzën e zemrës a të trurit,
Sa gjëmbi apo lule e trëndafilit
Që mbin lëndinës sonë të shpirtit.