Poezi nga Bruna Musai
S’ kam si të jetoj
S’ kam si të jetoj e kur kthehem pasqyrës
dhimbja flet vetë e pamja s’ kërkon fjale,
ndonjëherë pendohem, pse u linda femër
shpeshherë i them vetes, sikur të isha djalë.
S’ kam si të jetoj tjetërsuar fytyrën
të pafuqishme e ndjej veten nga gjithe ky trazim,
e ashtu përkulur, mik me errësirën
një grua, nje femër, kështu dot s’ jeton
S’ kam si të jetoj, pa fjalë e gojëkyçur
të drejten e lirisë ti po më mohon
e nxirë fytyra ime, trupi rraskapitur
makabër kjo jetë, thua se po jeton
E përulur dhe përherë në lutjen time
më fal pakëz dritë që unë të jetoj,
mos mendo, se urtësia është dobësi
më ler ato vite me krahë ti mbuloj
Lermë të harroj atë çka ka shkuar
më krijo mundësi për një botë të re
mi hiq këto pranga që më mbajnë të lidhur
e Dielli të ndriçoë për të gjithë ne…!