TRE LIBRA, KU LIND DITA DHE FRYMON GJITHÇKAJA (Referim estetik rreth tre vëllmeve poetike tê autores Lindita Zaka Hysa) / Nga: Vullnet Mato

TRE LIBRA, KU LIND DITA DHE FRYMON GJITHÇKAJA

(Referim estetik rreth tre vëllmeve poetike tê autores Lindita Zaka Hysa)

Duket sikur ka një lidhje organike të habitshme, midis emrit të autores durrsake Lindita Zaka Hysa, dhe tre librave e saj të botuar njëri pas tjetrit: “Lundroj në sytë e tu”, “Simfonia e detit” dhe “Dashuri prej nëne”. Një trio poetike, ku lind dita dhe fillojnë të frymojnë dielli, era, ujërat, toka, deti, njerëzit dhe gjithçka tjetër e gjallë dhe e shpirtëzuar, në mbi 300 poezitë e saj me një tematikë të gjerë dhe tejet të larmishme.

Në tërësinë e tyre poezitë duken të thjeshta dhe të ndërtuara me mjete gjuhësore rastësore. Por secila prej tyre, ka në brendësinë e vet, një mesazh ideor të përcaktuar, ashtu si guaska detare e mbuluar me myshk, që ka brenda kapakëve të saj, perlën e ndritshme.

Duke jetuar në Durrës, në qytetin bregdetar më të madh të vendit, autorja e vendos theksin poetik, shpesh në krijime për detin e fenomenet që ndodhin në përjetimin e tij, dhe ndikojnë në jetën e saj. Si pamjet e egërsuara të dallgëve, anijet që nisen në lundrim, vajzat që zhyten mes valëve, dashurinë rinore që lidhet në brigjet detare. Ndërmjet të tjerave, autorja shkruan: “Të jetosh frymëmarrjen e detit madhështor,/ Të jetosh rropamën me gumëzhim gjëmimtar, /Ku frymojnë mushkëritë e kaltra të gjoksit ujor;/Të dëgjosh jehonën e tallazitjes së tij akustike,/Do të thotë të dëgjosh muzikë në përjetim,/ pranë një orkestre tepër të madhe simfonike.

Lindita Zaka Hysa

Në disa poezi të frymëzuara prej bukurive të vendlindjes së saj të paharruar, me kujtimet e dashura të fëmijërisë, ajo ka derdhur ndjesitë e nostalgjisë së përhershme: Natyrën e vendlindjes me argëtime plot, /Mbi çdo pamje tjetër e adhuroj,/Më duket më i këndshmi vend në botë,/Vitet e jetës më të bukur, aty i kujtoj.

Por një pjesë e mirë e krijimeve, përshkruajnë gjendjet e ndërlikuara shpirtërore të njeriut, në momente dhe mjedise, ku ndodhet i piketuar nga pena poetike e zonjës Lindita. Si në tokë, në qiell dhe në ëndrra fantastike, ajo pasqyron të tashmen dhe të ardhmen e heroit lirik. Gjithashtu dashuria merr ngjyrime të veçanta, në raportet shpirtërore me partnerin: Në shtegun e shpirtit,/Të pres të hysh/Me të artat fjalë,/Në shtegun e fjalës,/Të pres të vish/Me tinguj të rrallë,/Në shtegun e buzës,/Të pres të më afrohesh/Me buzën e ëmbël,…

Duke filluar të shkruaj në moshë të rritur, me përvojë të mirë jetësore dhe me njohje të gjerë të fenomeneve, e marrëdhënieve shoqërore,  poetesha Lindita Zaka Hysa shpreh kompetencën e saj të fjalës artistike në poezi të ndryshme, pa fjalë të tepërta e pa stërhollime të mendimit. Në mënyrë që të komunikojë sa më qartë e sa më bindshëm, për problemin apo mesazhet që kërkon të përcjelle tek  lexuesi.

Sidomos kjo vihet re në poezitë e shumta për nënën, te libri ”Me dashuri nëne”: Më gjej një zemër,/Të më ushqej zemrën në deje brenda!/Më gjej në tokë një perëndeshë  të merrem vesh!/S’ka tjetër, përveçse NËNA…

Për t’ia lenë lexuesit të vlerësojë më tej, po e mbyllim me urimin, për këtë autore pasionante me prurje të shpeshta, të ketë mbarësi të mëtejshme në krijimtarinë poetike, për të kënaqur lexuesit e shumtë, që e ndjekin në qiell, me “online” dhe në tokë, me botime.

 

Vullnet Mato – Shkrimtar, “Personalitet i Shquar”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s