Poezi nga Vladimir Muça
PIKËPYETJE
Pikëpyetje jam në këtë qytet,
Astranaut në tjetër botë;
Qënia njeri një çast jetë
Me frymën e fundit në dallgë,
Tretet me zbrazësirën e jetës
Me qënien time bashkë..
Ç’të bëj në këtë heshtje të heshtjeve
Pa gulçime, pa vrapime, pa miklim dashurie,
Jam një hiç në këtë qiell sterrë
Mes mashtrimesh, dogmash mbretërie.
Çfar të bëj?!…
Si dje dhe sot
Strukur në qënien time,
Në çadër beduinësh
Lus Zotin me shpresë nga mot,
Ngarendas në këtë botë ëndërrimesh.
Duke shikuar nga dritaret
Endur në botë, i vetëm partiak,
Larg zërave trokashkë të masës,
I dështuar në jetë “gjeneral”.
NJË VIZITORI TË HUAJ
Mirëseerdhe në “Kopështin e Adreatikut”,
Bukë e zëmër,gëzim në çdo degë,
Zbrazësira arratisur ndër fytyra,
Shpirtërat enden si lulet në vegjë.
Jargavan mirësie nër sy vashash,
Nën qerpik nderi ulur butë butë,
Si brilantinë shikimi fluron flutur
Mes njëmijë dritarëve në muzg.
ÇASTE FUSHIMI NË FEKEN
Ranë të flenë shokët qëkurë,
Në çizmet kimike thahet baltovina;
Ngjeshur pranë paimëve në murë
Me tingujt flejti dhe çiftelia.
S’më flihet.Dëgjoj si shushërin
E psheretin pylli egër në pllajë,
Mendja më sjell tjetër zgjim
Me të vagëtat kujtime rradhë rradhë.
Kënga që këndojmë ngaherë,
Vrulli i”sulmit”qafës si të marrë;
Kur çaji i malit derdhet në dej,
Çadra katërshe n’a bëhet Versajë.