Diçka jotokësore / Nga: Eva Gjoni

Diçka jotokësore

 

Nga: Eva Gjoni

Po e prekte lehtë me gishtin tregues në fytyrë. Pasi e preku te hunda e rrëshqiti ngadalë gishtin te buzët, u ndal pak aty, e largoi dhe i tha: “Shpirti im është rebel. Ai ka jeten e tij. Askush nuk mundet ta pengojë, as unë…”
Edhe pse e kishte menduar shumë herë, për herë të parë shqiptoi me një zë të shuar:
“Unë nuk jam shpirti im”!
U largua dhe vazhdoi të luante me dallgët buzë detit. Kur gjendej perballë tij, ai nuk i fliste. E ndjente se ajo nuk ishte aty.
Ana u drejtua nga deti dhe ngriti kokën lart. Gjithmonë i ndodhte e njejta gje: gjithë energjia e saj përqendrohej në nje pikë në kraharor. Pastaj shperthente si një tornado, merrte trajtën e një hinke dhe shkonte drejt hapësirës. Dërgonte çdo gjë të saj atje për t’u regjistruar kushedi se ku, dhe priste kthimin e një energjie te re, e një informacioni të ri, i cili gjente rrugën nëpërmjet atij portali që krijohej midis asaj dhe universit . Në fund të këtij procesi mistik riktheheshin përsëri çfarë kishte derguar atje lart . E megjithatë nuk ishin me te njejta; ishin zbehur, nuk kishin atë forcën e nisjes, energjia e tyre ishte shkëputur, kishte mbetur atje në hapësirë. Ato tani bartnin një informacionin të ri që nuk i përkiste kësaj bote. Kur diçka nuk shkonte ato lëviznin nga pak për të ruajtur ekuilibrin e asaj që po ndodhte. Shpirti i saj ishte një copë hapësire dhe ajo nuk e ndiqte dot atë në rrugëtimet e tij. Ajo ishte tokësore, shpirti i saj jo.
Më në fund Ana kthehej tek ai sikur të ishte dikush tjeter. Atij nuk i mbetej gjë tjeter veçse ta eksploronte nga e para. Dhe sa herë që e bënte këtë, binte përsëri në dashuri me të, çmendurisht.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s