Lulet e Dhjetorit / Tregim nga Rudina Muharremi Beja

Lulet e Dhjetorit

 

Tregim nga Rudina Muharremi Beja

Gjithçka nisi në një dyqan të vogël të periferisë, ku bashkë me motrën do shkonte të blinte ca lule. Do ti vinte mbi varrin e të atit në shenjë kujtese dhe përshpirtje …, ndërsa një re kishte bërë fole mbi majën e malit e dielli herë herë falte ndonjë rreze, si për ti treguar që mesdita po afronte. Dyqani i strukur në një kthinë të patrazuar ishte përplot me njerëz, shumica e të cilëve qëndronin brenda për t’u mbrojtur paksa nga i ftohti që sapo kishte filluar. Ishte dita e parë e dhjetorit dhe bashkë me familjarët e tjerë do mbidheshin në përkujtim të humbjes së të atit, plot një vit më parë!
Kortezhi me njerëz afrohej ngadalë drejt banesës, nga ku më pas do vijonin drejt varrezave për të përkujtuar imazhin që kujtesat e tyre kishin ruajtur të pacënuar e të bënin homazhet përkatëse. Do vendosnin lule mbi varrin e tij, banesës së fundit, në pjesën e përparme, ku ajo kish menduar përherë për të gdhendur një epitaf.
Ishte vonë…
“Hmmm, lule” – mërmëriti ajo nëpër dhëmbë!!!
Pikërisht përpara atij kopështi artificial, ku kishte humbur vëmendjen e vështrimin kishte rrëzuar në një pikë loti. Të dy shitësit jepnin mendimin e tyre për zgjedhjen më të bukur, e asaj i tingëllonin si zhurmë që grimëconte kohën….
-Ja – thoshte gruaja. Kjo tufë trëndafilash është e mrekullueshme, do të qëndronte shumë bukur.
-Ose kjo kacavjerësja – ia priste i shoqi, që padashur ishte përfshirë në mëdyshjen e saj të habitshme, duke dhënë skenarin e tij paracaktues…
I preku butë të tëra lulet, por asnjë zgjedhje, ndërsa me bisht të syrit kërkonte udhën drejt portës për të dalë.
S’e morën vesh, pse ajo iku ashtu , ngritën supet dhe të tjerët.
-Faleminderit dhe mirupafshim, përshëndeti ajo edhe pse ishte larguar disa hapa larg dyqanit.
“Si do të venin atje pa lule?!” – mendoi e motra.
S’foli asnjë fjalë më pas, por gjeti ngushëllim në idenë se e dinte që ajo gjithmonë diçka mendonte dhe e ndoqi sakaq duke përshëndetur të pranishmit përzemërsisht…!
Vijuan në këmbë dhe s’flisnin.
Ajo skanerizonte imtësisht të dy kahet e udhës fatmirësisht të patrafikuara atë ditë dhe ndaloi vështrimin në mes të shkurreve që fshehnin një njollë shumëngjyrëshe ciklamenësh. Zoti sikur i kishte mbjellur, ruajtur e zbukuruar enkas për të.
-Ja- tha, i gjeta lulet!
Hoqi me ngut xhaketën e gjatë deri në gju që kishte veshur për rastin solemn dhe i shkuli me kujdes.
U gëzua aq shumë, si të kishte gjetur thesarin e fshehur, pastaj ngriti kokën e i tha të motrës.
-I kan rezistuar të ftohtit, netëve të akullta e janë mbrojtur nga shkurret përreth. Preki, nuhati, nuk të ngjan edhe ty se flasin?! Kanë aromë shpirti?! A s’të duken të mrekullueshme?! Pastaj këto janë lule të vërteta.
Ajo vijoi ti mblidhte dhe të krijonte tufën në formë zemre, për ti dhënë sadopak frymë natyrale mermerit të akullt.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s