Poezi nga Fatbardha Sulaj

Poezi nga Fatbardha Sulaj
 
 
Një gotë me eks
 
….na ndanin gjëra Ange,
 
shumë gjëra, aq gjëra sa nuk mbaj mend se çfarë na bashkonte,
di që” lulet e mollës” ndajnë Ange…
Krahë avionësh, terminal, zogj…
ti vjen me shpejtësi drite Ange, ti arrin të depërtosh kudo dhe kur bëhef fjalë për tri të panjohurat X, Y, Z-të…
I kthehesh trinitrive që pijnë ujë prej zemzenit.
Kush ndan tjetër veç luleve të mollës Ange?
Kur ta mësosh mos pëshpërit…
Ti Ange e di se ç’ është dashuria, mbase një gote e kthyer me eks….
 
 
 
***
 
Sonte mbi telefon krahë fluturash
shkruajnë
vargje të trishtë,
gërma të çuditshme
në blumarin….
Bëjnë kryqe ekranit
më pas dehen me verë të bardhë….
Pastaj nisin të me puthin
si të malluara prej shekujsh
Flutur e marrë….
 
 
 
Krash
 
…thjesht dua të vrapoj me erën
vetëm të vrapoj
të zhgarravis rërën, dallgët rastësore
të detrave të kaltër,  të rremë…
Vetëm të vrapoj
të përpihem prej dunave
tej Saharasë…
Vetëm të vrapoj
Unë amazona e padukshme
e tokave bezhë…
Thjesht dua të vrapoj,
dhe në qafsha
di që lotët era do mi thajë….
 
 
 
***
 
Një manikyr mente
derdha thonjsh,
as vetë se di përse…
Mbase për të larguar tishtimet
e ditës që dhemb,
a të vjeshtë që troket sërish…

One thought on “Poezi nga Fatbardha Sulaj

  1. Urime për poezitë Fatbardha! Elokuenca e fjalëve dhe kuptimet e thella, janë derivim i asaj psikologjie arti, e cila fjalën e bën më shumë inkadeshente dhe poezinë shumë më tepër të ndjeshme dhe sinjikative! Respekt!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s