Poezi nga Hysen Grajçevci

Poezi nga Hysen Grajçevci

 

LUFTËTARIT TË LIRISË
(Fazli Greiçevci)

(Në 56 vjetorin e vrasjes se Heroit Fazli Greiçevci)

Vdiqe për të mbetur testament lirie Emblemë lindjeje në përjetësi
Mbi tëndin emër përkulën kohërat Në këtë rrasë guri lexohen histori

Në gjirin e kësaj treve rritën e rritës e ndale
Ushqyer në jetë me kafshata të idhta pelimi
Me mushkëri të brumosura këndove ndër këto male
Për kalamajt e leckosur ca lot ngashërimi

Vëlla e dije se jeta në kandar mat vuajtjet pa ndarë
Shpresat e njeriut s’ fikën dot me dhunim
Në rrugëtimin e sakrificës së madhe
Mbi të gjitha Lirinë e pate qëllim.

 

KËNGA E HUTINIT

Herë Shqiponjë
kreshtave të thepisura,
herë Kometë
qiellit të përflakur!

Mplakur jam shtigjeve
me këngën e Hutinit,
duke pritur e përcjellë muzgjet
e malli mbeti po Ai,
As s’u plak
As s’u venit!

 

MOS JEMI…!?

Dikush përditë shkruan ditar jete,
gdhend statujën e kujtesës në vepër,
ca të tjerë jargaviten pas lakmisë,
namin e tjetrit ta bëjnë për vete!

Dikush në këtë tymnajë gjen alibi mallkimin!
Mbase… edhe pse mallkimit s’i besoj!?
Në këtë ofshamë shpirti,
veç mllefit e dhimbjes
shumëçka lexoj…!

Lexoj të kaluarën e hidhur plotë vrer!
Mbi të dhimbshmen,
shoh si përkundet mallimi…
shoh edhe si plaket e dergjet durimi!

Sot, për çfarë e akuzojmë të djeshmen
me fjalë fare pa i përzgjedhë!?
Qofsha i gabuar për të tanishmen
katrahura në derë!?

Kurrë trimat s’na kanë munguar,
as të diturit!
Atëherë, mos jemi në mendjen e gabuar?
Pse bëhemi plaçkë e lirë tregu për t’u shitur…!?

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s