Poezi nga Mimoza Leskaj

Poezi nga Mimoza Leskaj

 

Në kufij me veten

Nuk i kërkova kujt zinxhirë,
Mi sollën dhe fytyrës mi përplasën.
Desha ti këputnja, oh sa desha…
Më pas u zgjova,
por i ndjeja akoma shenjat e mallkuara, rreth qafès.
Me duar që dridheshin ,lëmoja lëkurën e butë
Pas, hijet lëkundin trupin e tyre me sy të shqyer
Ndjeva se kisha akoma kufij
Ktë radhë, me veten!
Askush nuk kish vdekur, askush
Ishin të gjithë të gjallë , tek bënin llogaritë
Unë, Ata, dhe kufijt akoma të pashqepur!

 

Takim me mosmirnjohësin!

E lamë të ishim miq përpara një filxhan kafeje,
Se miqtë i kam patur të shenjtë ngaherë
U kam zgjatur dorën, pa dallim krahine e feje
Siç ka bërë im gjysh e më pas im atë.

Në pak jetë jetuar, ngatërruar me retë
Dimre të vështira mbushur acar
Dhe në stinë të ngrohta kur bënte shumë nxehtë
Miqtë i kam vënë gjithë kohën, të parë.

Thonë : – Më mirë një mik se sa një çiflig!
Ndoshta s’kanë gabuar, do jetë vërtet ashtu
Të besosh është nder, nuk është gjë e ligë
Është një mirësi të vjen pa kuptuar.

Por sot janë të paktë, numërohen gishtash
Të vjen e të zë keqas papritur
S’ke menduar kurrë, se ç’shije ka gëlltitja
E një lloji çorbe, me ngjyrë të shpifur.

Takon mosmirnjohësin, vë dorën në kraharor
Zemrën shtrëngon si një dallgë që mbyt
Kupton se në jetë, nuk është kurrë vonë
Më mirë vetëm kafja, se tët mbesë në fyt!

 

***

Ti dhashë sytë e mi sonte, në qiell t’përflakur
Dhe duart ti fala, plot e përplot
Në gjak ndjeva heshtjen.

U skuq dielli u bë flakë, u ndez dhe shpirti im
Nji ninullë e largët, si pakuptim, e harruar u dergj
… në perëndim!

 

Mbrëmje Vere

Kam etje këtë mbrëmje vere
Të pi një gotë të mbushur plot
Ti s’je pranë meje kësaj here
Dhe unë e vetme, jam në botë

Sytë mbi valë më vallzojnë
Hëna shndrit si një pasqyrë
Një anije në horizont
Tek lundron, dritat i ndrijnë.

Nuk e di se nga po shkon
Ndoshta kthehet nga diku larg
Mbrëmja e verës më kujton
Pritjen tënde mbushur plot mall.

Pritmë, pritmë kësaj nate vere
Merrmi sytë e kthemi hënë
E ke ditur që jam pranë teje
Ndaj dhe ike pa ma thënë.

Kam etje këtë mbrëmje vere
Hajt ta pimë një gotë të dy
Sonte nata nuk ka yje
Pas të ndrijnë veç sytë e mi!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s