Poezi nga Seli Murati
Mbi sytë e zemrës
Je diell i bukur mëngjesi
që puthjen e parë ma rrëmben,
je kujtim i paharruar
i viteve të jetuara larg!
Je syri bukur si deti blu i trazuar
që ndezin yjet çdo mbrëmje flakërojnë
mbi sytë e zemrës sa herë yjet i shikojmë!
që të dy atë çast një dëshirë mendojmë.
Me ëndërrat e bukura udhëve të pafundëme
sa fort më mban në thellësi të shpirtit ,
me ledhatime më ngre flladi yt qiejve të kaltër
kilometra larg më zgjon dashurinë
Mbi sytë e zemrës je vetë bota ime!
Pranë teje
Të shoh thellë në sy,
si yll më ndriçon në shpirt,
zemra mbushet me shpresë,
ngjyrë deti i dhe errësirës…
hija ime bëhesh ti.
Të kam mbyllë në zemrën time
natën gjumin nuk e njoh
veç flakë puthjesh ndjej mbi buzë,
një kopsht ndjenjash bëjmë për vete,
ndaj drië të kam vetëm e jotja jam
Nën hijen tënde hëna e dielli rrinë…
ylbere dëshirash shpërndahen në mua,
larg një perëndimi zemre ndihem
si pulëbardhë liqenore. pranë teje
jam në dritë të fal rrezen e diellit .
LARG TEJE ME TY
S’ka natë e as ditë që futet mes nesh.
Ti mungon e në brendësi të kam…
Herë si këngë gëzimi e herë si plagë
Ti në zemrën time ke bë çerdhen !
Aty rritesh si hije aty ulesh këmbëkryq rri.
Ti je gëzimi im je arome pranvere që përkëdhel
Të ndjej e të ruaj dashurin ma lexon në sy
Dëshirat mi bënë me shumë ngjyra si pikturë!
Shkëlqim e dritë ia fal nga ëndrrat e natës
Ti e di se dashuria ne plaket s’behet e vjetër,
Sikur ylli i pa shuar që shëndritë gjith jetës
Shpirti im të përket ty e askujt tjetër !