Poezi nga Sofia Doko Arapaj

Poezi nga Sofia Doko Arapaj

 

Oqean…

Τi ashtu, u këndon të gjithave
por për mua e qan dhemshurinë
se më të voglën, më ke
se më të ngrohtën, më ke
se më të përkëdhelurën, më ke
oqean që s’ do më përkëdhelesh dot…
Deti, ashtu i përkund valët
por për mua lu -le, lule, lule ulliri
se më të brishtën, më ke
se më trishtën, më ke
se më të përkëdhelurën, më ke
oqean, që s do më përkëdhelësh dot…

 

Veelzevulja

΄΄E para, ”ëngjëllushja” jote Serafim
me origjinë, na hana-nitiqia
zonjë e mizave dhe e plehut, Serafim
ku gjynahu më madh është krenaria!΄΄
Ej, satana! Satana! Satana!
zemrën të mençurve, pse ua ha!
Bam -bam në kokë  e u krimb trurin
në gjak kur hyn, e palos burrin
më më fund, i zverdh si ftua
dhe bashkë me ta, më vdes dhe mua…

 

Uleni zërin…

Mbani qetësi…
Dëgjoni vargjet e tij,
Ndjeni rënkimin tim…
Më ka murrosur aty,
Mua, mbretëreshën e tij,
Nusen e tij të vogël…
Varg edhe gur,
Varg edhe gur….

Më murose zemër
Më doren shtrirë
Në të sjelltë rruga,
Ardhsh për mirë…

 

Ku-kuuu, ku?!

Emri im, nuk është më.
Jetoi vetëm 22 vjet.
Dha shpirt në krahët e mi
Në një lulishte të Vlorës.


ndërsa fotografia e nimfës
u dogj në turrën e hakmarrjes
nga një e lajthitur.

Akoma, e kam fytyrën, të fashuar
nuk më mbyllët, asnjë të plasaritur
vini për ditë, kuriozitetin për të shuar
akoma e kam, fytyrën të fashuar…

ndërsa fotografia e nimfës…
U dogj në turrën e hakmarrjes
Nga një e lajthitur…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s