Skica nga Dhimitri Jani Kokaveshi
***
Të kam pritur, natë, derdhesh, sonte?…
Mos m’ u afro, mos më rikthe natën, braktise, frikës dhe ajo e paduruar përmbajtjeve, e papërmbajtur mbi motivet e saj kapet të të mbroj…!
Nga errësirat e përpjekjeve të saj, harmonizonte lidhjet përmes urimeve zgjidhi
përplasjet e mendimeve mbi mundimet, e zbuar… dhe Hëna…?!
E pandriçuar, ngarkonte errësirat e saj bashkëngjiteshin, natës!..
Një yll derdhej dhe i jepte vizionet dhe shkëlqimet e humbura e zbërthenin, natën që hapte portat e errësirave, gjithësisë.
Ashtu i gjente shtrirjet e saj nata, e hapur mbi portat e errësirave, të saj zbërthehej, dritës, sapo afrohej i krisnin brinjët dhe
ja lironte vendin në mëshirë, nuk u gjend kurrë
drita, nuk njeh moralin koruptiv të errësirave prandaj, përplasej.
Përplasej, dritës?…
I falesha, mbi qëndrimet e saj krijoja lidhjet e një bashkësie vizionare na bashkonte në udhëtime,
drita.
Drita, më përkëdhel, ngrohtësia e saj shtron jetën… në ngrohtësi shkallmimesh, mos ma dërgo.
Dhjk © 25-08-2015
***
Plot varfëri reklamash dhe pse mes dritës, fjalët e tua… si fotot e varura vitrinave kohës harruar, fshehur dhe zbehur si lekundje e gjuhëzës së një kambane sahati mes ritmit monoton, nuk të kërkoja!
Kumbimet. .?
I zgjoja… kohës dhe Ty zbërthyer në depërtime dritës së fshehur mendimeve në ngjyra anemike na sillnin, perëndim.
Sa zbehtësi…!
Edhe ajo, e shushatur rrinte, kjo zbehtësi, i ngjante një perde trasparente paraqitjes së
flakur kohës, shpëlarë dhe pse mes anemisë së saj, aty qëndroje dhe zboje… dritën?!…
Vështrimeve transparente dhe joshëse e njohe mbi kufizime, si përkufizimet e tua i ngjanin një rituali të vonesave në syrin e piktorit të lodhur dhe vrarë fantazive mbi ngjyrat e errëta, nuk udhëtoj.
Sa shumë i admiroj, ngjyrat e jetës, zbuluar dritës, më zbulojnë… kaltërsitë!…
I ngjizen shijes së preferuar aty ku ngjyrat përshtaten vlerave të vërtetësisë në penelin e krijuesit shpirtin, nuk ta zbeh, as mos u zbeh, jetës, mbi abuzime nuk u shijuan,
dhuratat?!…
Me ato, nuk u njohe as nuk dhurove, shkëlqimeve, të tyre mbete mbi… vranësirat, nuk dua të joshem, as të mbushem…
mbi gjëmime.
Dhjk © 26-08-2014