Përse Epopeja e Njëzetës quhet Lufta Kombëtare e Vlorës?! / Nga MSc. Albert HABAZAJ

Përse Epopeja e Njëzetës quhet Lufta Kombëtare e Vlorës?!

 

Nga MSc. Albert HABAZAJ

MOTIVET QË NJËZETA QUHET LUFTË KOMBËTARE

Lufta e Vlorës gjatë verës së vitit 1920 (29 Maj – 3 Shtator), e cila u konkretizua me pastrimin e vendit nga forcat pushtuese italiane, apo siç e këndon kënga, me hedhjen në det të perandorisë së re Apenine, u kurorëzua me gëzimin e fitores, me festimin madhështor që u bë në Vlorë më 3 shtator 1920, plot një shekull më parë. Fitorja e Luftës së Vlorës bëri bujë në Rajon dhe në Europë, pati jehonë e tronditi shtetet e mëdha “padrone” të kontinentit të vjetër, ndikoi pozitivisht për Luftën e Koplikut dhe të Dibrës dhe rriti prestigjin ndërkombëtar të Shqipërisë. Lufta e Vlorës klasifikohet si një ngjarje me rëndësi komëtare në Historinë e Shqipërisë. Qe luftë e drejtë dhe e organizuar, kundër forcave ushtarake të armatosura të shtetit italian; qe një luftë e zhvilluar vetëm nga luftëtarë vullnetarë shqiptarë, nga të gjitha krahinat e vendit dhe pa dallim besimesh fetare: shqiptarë për Shqipëri: myslimanë, bektashinj, të krishterë ortodoksë dhe katolikë, burra dhe gra, jo vetëm nga Vlora dhe krahinat e saj, që mbajti peshën kryesore me Lumin e Vlorës, Himarën, Kurveleshin, Tepelenën, Mallakastrën, me Sarandën e Delvinën, me karvanet nga Vllehët e Selenicës, por edhe me luftëtarë vullnetarë të organizuar në çeta nga Skrapari e Berati, Korça e Përmeti, Kolonja e Myzeqeja, Elbasani e Librazhdi, Pogradeci, e Kavaja, Kruja, Durrësi e Tirana, edhe nga Çamëria, deri edhe nga shqiptarët e Amerikës, por jo vetëm Vatranët e zjarrtë. Edhe logjistika e luftës u sigurua nga banorët e trevave shqiptare. Qeveria e Sulejman Delvinës e mbështeti fuqishëm Luftën termopiliane të Vlorës, e cila u drejtua nga Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare, me Osman Haxhiun në krye. E majta europiane, që për kohën qe forca progresiste, si faktor i jashtëm pati rol pozitiv dhe u bë mbështetje e fuqishme morale për çlirimtarët shqiptarë, që luftonin në të drejtën e tyre, për Atdheun e tyre. 3 shtatori i vitit 1920 është shënuar në kujtesën sociale të banorëve dhe të pjesëmarrësve, si dhe është shkruar në librat e historisë shqiptare si dita e çlirimit nga imperialistët italianë, apo nga Italia e parë, siç flitej në gjuhën popullore. U festua fitorja e Luftës së Vlorës dhe largimi i pushtuesve italianë nga Shqipëria. Ngjarjet e Luftës së Vlorës u pasqyruan në gazetën “Drita” të Veli Harshovës, Gjirokastër, me korrespodent Gani Iliazin [Habazaj], “Kuvendi”, “Dielli” të Bostonit etj. Halim Xhelo qe frymëmarrja e kësaj epopeje termopiliane, siç qe Abdyl Frashëri për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.

Ndoshta si asnjë luftë tjetër, Epopenë e Njëzetës Epika Historike e ka përjetësuar në memorien sociale, saqë dhe sot, pas 100 vjetësh, Lufta e Vlorës fluturon krenarisht në krahë të legjendës, pa e zbehur shkëlqimin historik, pa e ndalur fluturimin folkorik.

Këto janë disa piketa të arsyes së ftohtë që motivjnë historianët dhe intelektualët, studiuesit shqiptarë dhe të huaj që Epopenë e Njëzetës ta quajnë Lufta Kombëtare e Vlorës.

GJEOGRAFIA E LUFTËTARËVE TË EPOPESË SË NJËZETËS

Pjesëmarrësit në Luftën e Vlorës qenë tërësisht shqiptarë dhe qytetet e krahinat e pushtuara nga agresorët e çizmes apenine u çliruan vetëm nga luftëtarët shqiptarë të të katër besimeve. Është etnologjia religjioze që i trajton imtësisht këto raste, që mirësisht për idealin e lartë, shqiptarët u bashkuan bekueshëm, sepse nëpër rrjedhat e kohës, shqiptarët e çdo besimi vërtet kanë ritet e ritualet e tyre, që i aplikojnë ato në shtëpi, në kisha, manastrire e xhami, por Atdheu e kombi shqiptar për shqiptarët është Perëndia e Identitetit. Mesazhi i fuqishëm i Gjergj Kastriotit me Fabulën e Thuprave në dy variantet, të ndara veç e veç dhe të bashkuara, që dha princëve të Arbërit, rrjedh në damarë e në frymë ndër brezat e shqiptarëve, fatkeqësisht jo ashtu siç duhet përditëshmërisht, por gjithsesi, në Apelin e Atdheut shqiptarët bëhen Ortek Kombëtar. Postulati profetik i Pashko Vasës “Feja e shqyptarit asht Shqyptaria” që, vjen aq madhërueshëm në kontekstin historik dhe artistik, u bë shprehja emblematike e Rilindjes sonë Kombëtare dhe ka kuptimin e unitetit kombëtar të shqiptarëve dhe të respektit ndërreligjioz. Shkodrani i madh, me bukurshkrim e bukurthënie, duke theksuar normalisht kombëtaritetin mbi religjionin, pohon po aq respektin ndërreligjioz. Kjo traditë e thesartë u trashëgua si stafetë e lartë morale anembanë shqiptarëve dhe Lufta e Vlorës i mblodhi luftëtarët për atdhe, si Skënderbeu trimat e Arbërit në Motin  e Madh. Siç kuptohet, për Luftën Kombëtare të Vlorës, 1920, Labëria dhe Vlora, me ngjarjet, bëmat e personazhet, në këndvështrimin e hapësirës dhe kohës, zë rolin kryesor në këtë epope të përmasave termopiliane, duke u bërë kështu simbolika e kësaj lufte çlirimtare. Krahinës së Vlorës i ra pesha e fazës së parë të luftimeve, ajo që shtrihet deri më 11 qershor, kurse peshën tjetër, atë deri më 2 gusht 1920, e ndanë, si mund të thuhet, bashkë me krahinat e tjera. Siç shkruan studiuesi Muin Çami, Profesori i Luftës së Vlorës…“Dhe në fakt u nisën vullnetarë nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Gramshi, Lushnja, si dhe nga krahinat jugore si Korça, Përmeti, Gjirokastra, Delvina, Saranda, ku një pjesë e kontigjenetev u mbajt për mbrojtjen e kufirit nga një ndërhyrje e ventuale nga ana e Greqisë. Në Luftën e Vlorës nuk morën  dot pjesë vetëm vullnetarë nga krahinat veriore e verilindore, dhe kjo për arsye të pushtimit jugosllav [serb] të krahinave në të djathtë të Drinit të zi e të nevojës për të mbrojtut shkodrën nga çdo e papritur”.[1] Edhe nga Kukësi erdhën, dëshmon Abdurrahman Çiraku në një shkrim të botuar në gazetën “Bashkimi”, Tiranë, nr. 281, 22 nëntor 1957, f. 3. “Filluan të vijnë ndihma në ushqime dhe veshmbathje për patriotët. Ato ditë vetëm barinjtë e Kolonjës prunë për luftëtarët e lirisë më tepër se 300 kokë desh.[2] Ka të dhëna që nga Tirana dhe katundet e saj erdhën rreth 500 veta,[3] ndërsa në një botim të viteve ‘30 thuhet se vullnetarët tiranas që shkuan në LV ishin 200.[4]

NDERIMI I KËSAJ EPOPEJE ME PËRMASA TERMOPILIANE

Edhe pse të kushtëzuar nga protokolli shëndetsor i pandemisë së “Corona virusit – Covid 19”, është i merituar nderimi i madh popullor dhe shtetëror që i bëhet Luftës Kombëtare të Vlorës në 100 vjetorin e fitores së saj mbi pushtuesit italianë, sepse Lufta Kombëtare e Vlorës qe luftë për mbrojtjen dhe rikonfirmimin e Pavarësisë. Kur nderojmë këtë ngjarje të madhe historike, kujtojmë se Lufta e Vlorës erdhi si përmbyllje e lëvizjes kombëtare për mbrojtjen dhe riafirmimin e sovranitetit të Shqipërisë. Po ashtu kujtojmë ngjarjet që çuan në epopenë e Vlorës, politikën italiane ndaj Shqipërisë në Konferencën e Paqes 1919-1920, karakterin e saj popullor,  preludin e Luftës së Vlorës – tre muaj të sfidave të mëdha. Nuk mund të ishte një luftë e rregullt,

[1] ) ÇAMI, Muin: “Lufta e Vlorës-luftë e lavdishme popullore”, shih: “Studime historike”, Tiranë, Akademia e Shkencave e RPSSH, Instituti i Historisë, viti XXXIV (XVII), Nr.4/ 1980, f. 123.

[2] ÇIRAKU, Avdurrahman, “Pas hedhjes në det të trupave okupuese italiane më 1920, Vlora feston ditën e fitores”, “KK Popullore 1918 -1920”, Tiranë, 1970, f.157.    

[3] BYLYKU, Hysen, “Përpjekjet patriotike në Tiranë dhe pjesëmarrja në kryengritjen e armatosur të Vlorës”, “KK Popullore 1918 – 1920”, Tiranë, 1970, f. 189.

[4] DALLIU, H. I., “Patriotizma në Tiranë”, Tiranë, 1930, f.11.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s