Poezi për fëmijë nga Nehat JAHIU

Poezi për fëmijë nga Nehat JAHIU
 
 
NË FOLENË E DITURISË
 
Tani më jam i rritur,
nuk kam çfarë për të pritur.
Gjashtë vjet tani i kam,
i vogël më nuk jam.
 
Dita më ka ardhë,
të bëhem nxënës i klasës së parë.
 
Do të bëhem nxënës i mirë,
këtë gjë unë e premtoj.
Jo nuk dua t’ju zhgënjej,
në çdo lëndë pesa do të rrëmbejë.
Lamtumirë ti, oj e dashura nëna ime,
ika atje kam folenë time.
Po ti mos u mërzit,
dil më prit prapë tek dyert.
 
 
 
NË KLASËN E PARË
 
Si lulet kur çelin në pranverë,
klasën kanë mbushur vajza e djem.
Janë regjistruar në klasë të parë,
nga abetarja do thithin nektar.
 
Në klasë ata (ato) kur t’i shikosh,
të duken si livadhi gjelbërosh.
S’i ndal era… shiu- s’i ndal dimri,
sy e vesh kthyer nga mësimi.
 
Lapsa e goma mbajnë në dorë,
zbukurojnë të bukurën shkollë.
Kur shkruajnë në fletore e tabelë,
të duken si sorkadhet bletë.
 
 
 
DY MAMI I KAM
 
Mami më kap për dore,
më dërgon në shkollë.
Është një befasi,
vallë pyes,
të kam mami dhe ty?!
 
I hidhem në krahë,
i flas me qetësi.
Ik tani mami,
se edhe kjo ngjan si ti.
 
Mami kam në shtëpi,
mami kam në shkollë.
Dritë dhe edukatë,
më falin çdo ditë.
Ato më japin jetë,
ato më japin shpirt.
 
 
 
ME SHKRONJËN A
 
Në ballë ti e para,
zanore dëgjohesh,
sa herë t’i shqiptohesh.
 
Me A fillon Atdheu,
e nderojmë faqebardhë.
Asgjë s’është më e vlefshme,
se buka e saj e bardhë.
 
Me A fillon Alfabeti,
krenar me ty.
Ti na mbush një Anije,
me fjalë e fjali.
 
Në fund të oqeanit,
Australia e vetmuar.
Eni shikoni kangurët,
duke vallëzuar.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s